Nga :Bona Mulaj Lluka
Në kutine e mesazheve herë pas here gjej mesazhe nga femra që kanë pasur të njejtin fat me mua..të mbeten nëna te vetme.
Më dhemb ne shpirt kur lexoj qe kerkojne ndihme e t’u tregoj se si munda une t’ja dal te mposht dhimbjen e te rinis jeten e megjithese mundohem tu jap force,duhet qe ato vete brenda vetes ta gjejne ate force per hir te gjithçkaje e ne radhë të parë të fëmijëve.
Kalojnë aq shpejt ditet që i kemi afer,sa me vonë i kerkojme e si gjejmë më.
Per hir te tyre kam mesuar te shtrengoj dhembet me qindra here,mos tu dukem e dobet..e dobesia ime mos tu behet lak rreth kraheve per ta menduar jeten e tyre duke pasur dhe mua pergjesi…por te zgjedhin me te miren per vete.
Një nënë e mire duhet te sakrifikoje deri dhe ne te mbeturit me syte nga dera..nese femija e ka gjetur lumturine larg saj.
Mos tu duket se jeta me nderpreu nje enderr te madhe e fusha me lule mu shnderrua ne ferra e si munda t’ja dal.
Martuar ne kohe emigrimesh kisha mesuar per 10 vite rrjesht ç’do thote te jesh nene e vetme,pasi Naimi punonte jashte e vinte nje here ne vit ne shtepi.Dhe pse nuk kisha mangesi ekonomike..jeta nuk ishte aq.
Nese do shkruaja nje liber per veten,pa medyshje do e titulloja “Nje jete vetem”..por s’me ka trembur ajo vetmi,dhe pse shpesh kur kthej koken pas,copeza jete me jane fshire,e nuk i rikthej dot më dhe nëse ulem e i vajtoj gjithe ditën.
A kam qarë ndonjeherë!?
Kam qarë aq sa e kam hequr dyshimin se lotet shterrojne ndonjehere..por kam gjetur force te gjej vendin ku ta bej,e ti ndaj gjerat,sepse njeriu ndonjehere nuk jeton vetem per vete..nje grua kurrsesi!
Ndaj mike te dashura,nese doni te dini pse jam e forte e ku e gjeta forcen,do u them vetem se kam kuptuar se nga çasti ne çast mund te kthehem dhe une ne kujtim,ndaj hap syte ne mengjes e falenderoj Zotin qe u zgjova,falenderoj Zotin qe bijte e mi me kane dhe nje dite prane,qe nena e baba im e kanë nje shprese se nese s’janë mire mund tu shkoj prane.
Eshte aq bukur te dish se çdo çast i jetuar bukur,do jete nje arsye me pak per tu merzitur nese jeta neser nuk tregohet e drejte me ty.
Kam zgjedhur te jetoj vrullshem..sepse kam aq shume boshlleqe nga jeta sa as dy jete ti kisha s’do i mbushja dot.
Jetoni per vete,e duke jetuar per vete do jeni te zonjat t’e jetoni dhe per ata qe u duan e presin nga ju tu zgjatni doren,jo tua zgjasin ato ju.
Nje grua e forte qe pertej dhimbjes ka mesuar se jeta eshte e vetmja dhurate qe duhet shijuar pa u hedhur edhe kur nuk te pelqen, mbetet me e rendesishmja shtylle per nje familje te qendrueshme e te lumtur.
Perqafime!