NË TEQENË BEKTASHIANE SHQIPTARE NË MICHIGAN U FESTUA “SULLTAN NOVRUZI”

0
Sokol Paja  Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Në Teqenë Bektashiane Shqiptare në Michigan u festua me madhështi festa e Sulltan Novruzit. Qindra bashkatdhetarë në Michigan kremtuan vëllazërisht festën më të rëndësishme të besimit Bektashi, ditëlindjen e Imam Aliut. Nën prezantimin e Genti Metkos, fjalën përshëndetëse të ceremonisë e mbajti z.Mynyr Nazifi, Kryetari i Këshillit të Teqesë i cili në fjalën e tij deklaroi se: “Sot përkujtojmë ditëlindjen e Imam Aliut, festës më të rëndësishme të besimit Bektashi. Mund të jetë një imazh i 13 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshmeGëzuar dhe mirënjohje për të gjithë ju që keni ardhur për të na nderuar sot”. Më pas u kënduan nga Ledi Paparisto Himnet Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Shqipërisë dhe u pasua me disa valle tradicionale shqiptare nga djemtë dhe vajzat e talentuara të Ansamblit Artistik Gjergj Kastrioti të udhëhequra nga koreografe Joli Agolli Paparisto. I ftuari i nderit Princ Leka në fjalën e tij theksoi se: “Kjo ditë feste është historike pasi si sot 47 vjet më parë babai im vizitoi Baba Rexhebin”. Princ Leka foli para të pranishmëve për harmoninë ndërfetare në Shqipëri dhe tha se kjo vizitë është edhe për të falenderuar Amerikën që mbrojti Kosovën prej gjenocidit serb. Rreth rëndësisë së festës në komunitet diskutoi dhe Tim Woolley Kryebashkiaku i qytetit Taylor në Michigan.
Ceremonia festive vazhdoi me lutjen e Baba Eliton Pashaj kushtuar Imam Aliut dhe u lexua një lutje gjetur në një libër historik në Teqenë e Peshtanit kushtuar mbretit të Shqiptarëve Ahmet Zogu.
Dervish Hyseni mbajti një përmbledhje në gjuhën angleze të lutjes për të gjithë të pranishmit.Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe njerëz në këmbë
Imam Shuaib Gërguri uroi festën dhe shprehu vlerësime për ardhjen e Princ Lekës në komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Prof. Frensis Tricks foli rreth rëndësisë së Sulltan Nevruzit në besimin Bektashi dhe u fokusua tek rilindja pranverore e shpirtërore në Bektashizëm.
Editori i gazetës Dielli përcolli mesazhin e kryetarit të Vatrës z.Elmi Berisha ku ndër të tjera thuhet: “Në emër të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA, të gazetës Dielli, të Kryesisë së Vatrës, Këshillit të Vatrës e të gjithë vatranëve ju uroj: Gëzuar nga zemra festën e begatë e të bekuar të Sulltan Novruzit.Mund të jetë një imazh i 6 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme Dashuri, paqe, festë, gëzim, lumturi dhe bekime paçi kurdoherë në zemër, shpirt dhe familjet tuaja të nderuara e të bekuara. Perëndia i tejetlartë bekoftë, shenjtëroftë dhe shpërbleftë çdo përpjekje tuajën për të mirën e Atdheut dhe bashkatdhetarëve tanë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kjo festë e shenjtë uroj që të sjellë për ju të gjithë një lindje të re e të fuqishme shpirtërore, fat, sukses e begati familjare. Roli i Komunitetit dhe drejtuesve shqiptarë Bektashianë përbëjnë një vlerë dhe kontribut të jashtëzakonshëm në historinë e kombit shqiptar.
Shqipëria krenohet me trashëgiminë e shkëlqyer fetare, patriotike e letrare të krijuesve e klerikëve Bektashi. Teqeja Bektashiane Shqiptare në Michigan gëzon respektin dhe vlerësimin maksimal të autoriteteve më të larta të shtetit amerikan e mbarë mërgatës shqiptare të Amerikës.
Mirënjohje për punën, përkushtimin, dedikimin dhe angazhimin fetar, patriotik e kombëtar.
Gëzuar Sulltan Novruzin
Zoti ju bekoftë Mund të jetë një imazh i 9 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme
Zoti ju shpërbleftë” përfundon mesazhi i kryetarit Elmi Berisha. Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA përfaqohej në këtë mbrëmje festive kushtuar Sulltan Novruzit prej Nënkryetarit Alfons Grishaj, Drejtorit të Degëve të Vatrës Mondi Rakaj e shumë vatranëve nga Dega e Michiganit etj. Editori i dhuroi në emrin e Nënkryetarit të Vatrës z.Alfons Grishaj, Baba Eliton Pashajit librin “10 Vjet Mbretëri Shqiptare 1928-1938”. Për kishën Katolike në Michigan përshëndeti Dom Fred Kalaj i cili u fokusua mbi të gjitha te vëllazëria fetare ndër shqiptarë. Mbrëmja festive tradicionale u kthye në një festë të madhe vëllazërore për mbarë komunitetit shqiptar në Michigan të Shteteteve të Bashkuara të Amerikës. Aktiviteti u ndoq nga Zëri i Amerikës dhe Televizionet lokale shqiptare dhe amerikane në shtetin e Michiganit.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.