MONUMENTET SI PREOKUPIM PROFESIONAL

0
321

 

Neritan Ceka,” Udhëtim në kështjellat ilire*

Në kuadër të kulturës materiale, në çdo mjedis kështjellat paraqesin vlerë të veçantë historike dhe kulturore. Ata janë dëshmi autentike e të kaluarës historike, që në forma të ndryshme janë të pranishme deri në ditët tona. Por, në sajë të rrjedhave shoqërore gjatë historisë një numër i konsideruar i tyre kanë mbetur të shënuara që dëshmohet në sajë të dhënave nga autorët antikë. Në këtë aspekt janë pikërisht arkeologët të cilët me angazhimin dhe punën e tyre profesionale kanë arritur të dëshifrojnë e hulumtojnë monumentët e tilla në mjedisin përkatës.

Shkruan: DR. Nail Draga*

Në këtë aspekt hapësira etnogjegrafike shqiptare vazhdimisht ka paraqitur interes për hulumtime arkeologjike, duke filluar nga shek.XX e më pas. Janë pikërisht arkeologët e huaj si austriak, italian, anglez etj., të cilët fillimisht janë angazhuar në këtë drejtim, ndërsa më pas kontribut kanë dhënë arkeologët shqiptarë, duke vendosur bazat e arkeologjisë shqiptare. Kemi të bëjmë kryesisht me kohën pas Luftës së Dytë Botërore, ku janë veçuar një numër i konsideruar arkelogësh si H.Ceka, S.Anamali, S.Islami, F.Prendi, N.Ceka, A.Mano, Dh.Budina, B.Dautaj etj., të cilët kanë arritur që të ofrojnë zbulime me vlera të mëdha historike, kulturore e kombëtare. Kemi të bëjmë me breza të ndryshëm arkeologësh, që autori të arriturat e tyre në këtë përmbledhje i paraqet me përkushtim ndaj emrit dhe veprës së tyre. Është merita e tyre profesionale që arritën të dëshifrojnë dhe hulumtojnë një numër të konsideruar të kështjellave të cilat kanë ekzistuar në Iliri në kohën antike, që tani janë monumente me vlera historike në hapësirën etnogjeografike shqiptare.
Në sajë të përvojës profesionale gjatë gërmimeve dhe hulumtimeve arkeologjike në terren si dhe konsultimit të literaturës shkencore e sidomos asaj të autorëve antikë, autori ofron të dhëna për rreth tridhjetë kështjella e prezantuara. Në aspektin territorial kështjellat e tilla i takojnë kryesisht Ilirisë Jugore, përkatësisht në territorin e Shqipërisë së sotme, por ka të dhëna edhe jashtë këtij regjioni, së në Dardani, apo edhe në Adriatikun Lindor.
Arkeologu dhe studiuesi i njohur Neritan Ceka në sajë të përvojës profesionale në këtë botim na ofron një përmbledhje me informacione shkencore shumëdimensionale e cila është e para e kësaj natyre në gjuhën shqipe. Sepse nga ky autor deri më tash përveç studimëve mbi Ilirët, ka publikuar botime të veçanta kushtuar Apollonisë, Butrintit etj., duke qënë arkeologu shqiptar me bibliografi më të pasur në ditët tona.
Nga të dhënat e prezantuara për kështjellat e ilirëve, si popullsi autoktone, në Siujdhesën e Ilirisë, e cila në shek. XIX, u emërtu si Ballkan, del se kemi të bëjmë për periudhën e lavdishme të Ilirisë në kohën antike. Por, një periudhë e tillë u ndërpre në sajë të sulmëve të pushtuesëve romak dhe të tjerëve ku kështjellat apo pjesë të tyre kanë mbetur dëshmi e kohës së shkuar, që në formë të ndryshme vijnë deri në ditët tona. Duhet cekur më këtë rast se në hapësirën etnogjeografike shqiptare vazhdimësinë e banimit të tyre e kanë vetëm dy kështjella, ajo e Ulqinit dhe e Beratit, ndërsa të tjerat kanë mbetur të pabanuara,duke qenë dëshmi e kohës së shkuar.
Libri Udhëtim në kështjellat ilire, në sajë të përmbajtjës dhe lëndës së trajtuar, paraqet një botim më vlerë të veçantë historike, e në veçanti për fushën e arkeologjisë shqiptare. Si i tillë ky botim përmbledhë të dhëna më interes për të gjithë ata të cilët kanë dëshirë të njihen me të kaluarën historike të hapësirës etnogjeografike shqiptare në kohën antike, ku kështjellat ishin monumente me vlera shumëdimensionale.
Autori me kompetencë profesionale ofron të dhëna me interes për numrin e kështjellave, themelimin, zhvillimin dhe shkatërrimin e tyre, në mjediset përkatëse të Ilirisë. Në sajë të rrethanave shoqërore dhe historike të kohës ndaj Ilirisë kishte rivalitet nga ana e romakëve, ku siç dihet janë zhvilluar disa luftëra të ndërsjella për të dominuar në pellgun e Adriatikut. Janë pikërisht ambiciet e romakëve për zgjerim dhe pushtim të territorëve të Ilirisë, ku fatal është viti 168 p.e.s. duke zenë rob mbretin Gent në qytetin e Shkodrës.
Dhe në sajë të pushtimeve romake, u shkatërruan një numër i konsideruar i kështjellave, që më pas mbetën vetëm gërmadha në regjistrin e të kaluarës historike. Në këtë aspekt periudha më kritike sipas historianit Tit Livi, i takon vitit 167 p.e.s. kur nën udhërin e konsullit romak Emil Pauli, brenda ditës u plaçkitën dhe dhe u shkatërruan 70 qytete(kështjella) në Iliri, kryesisht në regjionin e Epirit, duke mbetur rast i veçantë historik jo vetëm për kohën antike. Ishte pikërisht ajo kohë e vandalizmit dhe shkatërrimit nga ana e romakëve, që ndikoj në zhvillimit sociale, antopologjike e demografike në Iliri, sepse i tërë territori ishte i kolonizuar duke humbur pavarësinë e qeverisjës lokale e regjionale. Në sajë të të dhënave historike, më pas vendbanimet ilire e pësuan edhe nga sulmet vandale të gotëve e sidomos të sllavëve në shek.VI, që ishte goditje fatale përfundimtare e këtyre kështjellave në Iliri.
Në kuadër të këtij botimi, autori pëveç dëshifrimit të vendndodhjës së kështjellave në arealin përkatës gjeografik, ai ofron të dhëna për jetën sociale, popullsinë dhe veprimtarinë e tyre shoqërore si dhe përfundimin e jetës përkatësisht të shkatërrimin e tyre. Ishte meritë e arkeologëve shqiptar, madje zbulimi i qytetëve të cilët ishin të humbur në hartën gjeografike siç është rasti me Dimalin, Antigonenë etj., duke i rikthyer në hapësirën përkatëse.
Po ashtu në sajë të kulturës shumëdimensionale, autori dëshifron emërtimët e lashta në hapësirën përkatëse, madje për disa vendbanime jep edhe anën semantike të tyre. Me këtë rast po cekim dy emërtime që janë më interes të evoluimit të emrit por edhe të semantikës së tyre. Kështu cekën së emri i Beratit në antikë ishte Partha, që në shqip është Bardha, sipas ngjyrës së murëve të kështjellës, ndërsa me rastin e okupimit nga sllavët(bullgarët) në shek.IX , ata e përkthyen si Beligrad, ndërsa me pas u mdofikua në Berat.
Ndërsa për qytetin e Elbasanit cekën se emri i hërshëm ka qenë Skampa, që u shkatërrua nga sllavët në sek.VI, ndërsa emrin e tashëm Elbasan ia vendosën pushtuesit osman nga shek.XV, kur e rifortifikuan ish kështjellën e shkatërruar, që në shqip do të thot “vend që sundon”.
Përveç vlerave shkencore, ky botim është i mirë se ardhur për të gjithë ata të cilët kanë kureshtje apo interesim për kështjellat dhe vendet historike në Shqipëri në të kaluarën dhe në ditët tona, andaj si i tillë ofron të dhëna me interes jo vetëm për studiuesit por edhe për opinionin e gjerë. Ndërsa ilustrimet me fotografi me ngjyra për kështjellat përkatëse si dhe artefaktët e zbuluara e kompletojnë këtë botim më vlerë nga fusha e arkeologjisë dhe si i tillë është botim i veçantë në gjuhën shqipe.
Dhe në fund duhet thënë se mbetet obligim moral dhe profesional i arkeologëve shqiptarë si në Shqipëri, Kosovë e gjetiu që një botim i tillë në të ardhmën të vazhdojë të pasurohet me kështjella të tjera që ekzistojnë në hapësirën etnogjeografike shqiptare, të cilat deri më tash nuk janë të njohura për opinionin e gjerë. *,Botoi:”Migjeni”, Tiranë, 2006
(Maj 2020)

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.