MIRSI KOCI , LISI LEGJENDAR QË MBRETEROJ FISIN E KOCAJVE

0
1470

Perg. : Ilmi Kurti 

Kur flasim për fisin Kocaj duhet të kemi parasysh se ka dy fise në Malësi të Madhe.Njëri ndodhet në Lohe epërme e tjetri në Stol të Zagorës në Shkrel.Kur themi që Dardha bie nën Dardh duhet të kuptojmë se brezat e rracës së pastër dhe të kullave me za të lartë në Malësi të Madhe kanë lënë gjurm të thella historike. Në fshatin Zagorë të Shkrelit ndodhen një lagje me emrin “Stol “ ku janë të vendosur një nga familjet më me za në Bajrakun e Shkrelit për besë ,burrëri, sofër dhe Sakrifica në interres të lirisë së atdheut dhe ky eshte fisi i Kocajve të Stolit të Zagorës konkretisht i burrit shumë të njohur Sejdi Muçës që bëri histori tek Ura e Zhajës me 18 korrik 1918 që sapo kemi hyrë në 100 vjetorin e kësaj ngjarje ku do të organizojmë një Simpozium shkencorë dhe një takim përkujtimorë të përmasave kombëtare.Zagora i përket vllaznisë së Shkrelit dhe është vllaznia e katërt në këtë Bajrak dhe janë të ndarë në dy nënfise. Fisi i Ndreajve dhe fisi Isufi. Fisi i Kocajve i përket fisit te Isufajve dhe besim Islam .FISI I KOCAJVE dhe krejt fisi i Isufajëve kanë shumë histori të shkëlqyer po një ndër burrat më të spikatur ka qënë Sejdi Muça.Sejdi Muça lindi në vitin 1885 në fshatin Stol .Ky Vigan burrë bëri diferencën që në moshën rinore ku dhe tregoj vlera të jashtzakonshme patriotike dhe atdhetare.Mori pjesë në kryengritjen e Malësisë kundër pushtuesit Turk të vitit 1913 pa i bërë akoma 16 vjeç.Pas pushtimit turk mori pjesë në pushtimin Austro-Hungarez dhe mbasi i shpëtoj ekzekutimit që do ta shpjegojmë me poshtë mori pjesë edhe në luftën e Koplikut kundër pushtuesit Serbo-malazes të vitit 1920.Pas pushtimif fashistë në vitin 1943 dhe pushtimi nazistë në vitin 1944 ku u shqua si luftëtarë dhe tirm i paepur për lirinë e atdheut.Në vitin 1925 deri në vitin 1939 sherbeu si ushtarak në xhandarmarinë e mbretit Zog ku u shqua për devotshmëri dhe patriotizëm nga ku u shpërblye nga mbreti Ahmet Zogu me me 10 napulana arë në ditën e martesës së mbretit Zog.Në vitin 1918 me 18 korrik pushtuesit Austro –hungarez mbledhin parinë e Malësisë së Madhe dhe varin në Lisin e Urës së Zhajës në hyrje të Zagorës tëtë burra malësorë trima për tu hakmarrë me Malësinë e Madhe ku dy burra Lohjane Smajl Delia dhe Brahim Hasa kishin vrarë një ushtar dhe një oficer me 17 korrik një ditë me parë të atij viti. Këtë ngjarje e ka pasqyruar gazeta më famoze në SHBAN WORK TIMES nga Kosta Çëkrezi me 20 tetorë 1918. Në këtë tragjedi ku ishte edhe Sejdi Muçaj ky burrë zakoni me tredita ,me besë e me burrëri dha një kontribut të jashtzakonshëm atë ditë të tmerrshme tragjike për burrat e malësisë ku qendroj si bishat kundër terrorit dhe në fund dha edhe 150 napulana flori për të blerë armë dhe për tu shpëtuar jetën të mbijetuareve të tragjedisë që u vuri kusht pushtuesi për ti çarmatosur malësorët.Kjo që shkaktuan pushtuesit Austro –Hungarez ku ishin 56 burra malësorë të pafajshëm. Ngjarja është pasqyruar në dy librat që unë i kam kushtuar vendlindjes sime,por edhe në këngën” 100 Vjet Malësia Priti”. Dardha bie nën dardh dhe i biri i këtij patrioti me vlera kombetare Miresi Sejdi Kocaj ndoqi rrugën e babës së tij me të gjitha cilësitë e një burri me vlera të veçanta ku sot është skalitur ne mendjet e malesoreve si një përsonalitet.Jeta e tij ishte rrelativisht e shkurtër sepse ai u largua nga kjo botë në moshen 64 vjeç pas një semundje të rëndë ,por la shumë vepra të cilat ne sot na bejnë krenar. Ishte një ndër burrat e njohur si Misionar Pajtimi, ku ka shumë familje të pajtuara dhe shumë jetë të shpëtuara falë perkushtimit ,ndërshmerisë ,burrërisë dhe besës që ky burrë kultivoj dhe e la si pasuri me vlerat më të çmura që mbart një burrë i fisit të njohur të Kocajve të Stolit të Zagores.Mirsi Koci ishte ndër shoferat e parë në malësi të Madhe ku la kujtime të jashtzakonshme kur i shërbej komunitetit sa herë pati nevoj,por ajo që mbetet në kujtesën e malësorëve është kur ai merrte nuset me makinën e tij që e mbante si aq mirë dhe aq pastër.Mirsia la dy djem të mrrekullueshëm të cilët ndjekin me dinjitet rrugën e gjyshit dhe babës së tyre që ishte burri model i sjelljes shëmbullore në shoqëri.Sot Arben dhe Bilbil janë dy biznesmen shumë të sukseshëm ku me punën e tyre të ndershme në emigracion kanë arritur të ndertojnë dhe të punsojnë shumë bashkvendas si në Fierence ashtu edhe në Dobraç të shkodrës ku sot ka një aktivitet shumë fitimprurës me djersën e ballit.Duke parë me vëmendje dhe analizuar këtë familje shëmbullore në breza nga ku rrjellin po e ndrojnë Shkrelin dhe krejt Malesisinë e Madhe.Me të drejtë mendon se kjo rracë e pastër shqiptare kudo që shkon dhe kudo jeton, në çdo kohë tregon vlera të jashtzakonshme kombetare.Me luftë ,me punë e me djeresë arrihet gjithçka dhe të tillë janë sot pasuesit e Sejdi Muçës burrit që historia flet me germa të arta për të.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.