MERI MEZINI: UNË DASHUROJ UNIFORMEN E POLICES

0

E ftuar në “Pasditja ime” në RTSH, Meri Mezini, njëra ndër shkrimtaret jo vetëm më prodhimtare e këtyre viteve te fundit, por ajo që duhet vlersuar është fakti se kjo shkrimtare, shkruan gjithnjë nisur nga motivet që i gjenë gjatë punës së saj si inspektore policie në burgun e spitalit të grave dhe femijve në Tiranë. Në romanin e fundit Meri tregon historitë me personazhet reale te librave të saj. Një nga historitë e shkruara është edhe fakti se si një i droguar dashurohet nga një e burgosur dhe falë edukimit, tashmë ky çift është martuar dhe kanë një jetë normale. Meri tregon se si, mbase dhe jo shumë brenda normave tregon afrimitet me të denuarit dhe këtë afrimitet e ka ruajtur dhe e ruan edhe kur ata kan dalur nga burgu. Policia dhe krijimtaria mbeten dy dashurit e Meri Mezinit shkrimtares, por edhe familjares mjafte familjare. Nderkaq e pyetur rreth asaj se çfarë do te ndryshojë ne sistemin e burgjeve? Ajo është përgjigjur se shpreson tek reforma që po kryen ministrja aktuale e drejtësisë, veçanarisht tek uniformat, por edhe spitali i burgut ka ndryshuar shume shprehet shkrimtarja dhe policja Meri Mezini. Pra e ftuar në “Pasditja ime” inspektorja e policisë së burgjeve, njëkosisht shkrimtarja Meri Mezini ka rrefyer ndjenjen që ndanë në mes dy profesioneve asaj te policës dhe shkrimtares.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.