Qeveria e Malit të zi, duket se jo vetëm nuk e ka marrë “inat” fitoren e partive politike Shqiptare në Tuz, por realisht vëmëndja që po i kushtohet bashkëpunimit të qeverisë qëndrore, me atë vendore ka bërë që herë pas herë në komunën e Tuzit të realizohen vizita të antarve të kabinetit qeveritar. Kështu, kryetari i Komunës së Tuzit, z.Nik Gjeloshaj, së bashku me kryetarin e kuvendit, z.Fadil Kajoshaj, nënkryetarin e komunës së Tuzit, z.Ivan Ivanaj dhe drejtorëshën në Drejtorinë për ndërtime, pronë dhe përfaqësim, znj.Elvisa Rexhematoviq, kanë pritur në takim ministrin për punë dhe mirëqenie sociale, z.Kemal Purishiq me bashkëpunëtorët e tij. Kësisoj bëhët e ditur nga mediat në qytetin e Tuzit se gjatë këtij takimi u bisedua për modelin e bashkëpunimit mes organeve të komunës dhe atyre shtetërore me qëllim të përkrahjes të atyre banorëve, të cilët janë në gjendje të nevojshme sociale. Kryetari i komunës së Tuzit, z.Nik Gjeloshaj, theksoi se bashkëpunimi me MRSS, repsketivisht me Qëndrën dhe Entin për punësim (ZZZCG) është kualitativ dhe se duhet avancuar, për të përmirësuar kushtet sociale në komunë. Gjithashtu u dakordua që Qëndra për punë sociale si dhe organet kompetente të komunës, të avancojnë bashkëpunimin në njohjen e nevojave të banorëve më të varfër, e të cilët për shkaqe të ndryshme nuk kanë qasje në shërbimet dhe fondet sociale. Ekziston nevoja, që përmes bashkëpunimit, mjetet nga buxheti i Komunës dhe resortit të caktuar për ndihmë materiale nga sfera e mbrojtjes sociale të fëmijëve, tu drejtohen atyre që kanë më së shumti nevojë. Në fund, u dakordua bashkëpunimi në prezentimin e programit të cilin Qeveria e ka siguruar për nxitjen e punësimit të personave të papunë.