Ermira Ymeraj
bijes time
bum bum bum,
ushtonte gjoksi,
n’rrahjet e para t’zemrës tane n’mu.
t’prita ntana ditënetët
me të njohë,
mëmësinë me msu,
me ty me u rrit n’dashni bije.
bum bum bum,
zemra m’kërciti,
ftyra jote ngjoksin tem,
gjibuzë të dyja bashkë,
n’rritjen tane
shenjtnimi im.
sythëllëza ime.
gojrruzare e buzëqumshtore tkam.
n’ballin ëngjëllor shkruj dashninë,
flokët e tu tanë ledhat m’i kanë marrë,
e njaj shpirti jot i dhanun n’besë,
dejt po m’i zen ngerç
me u msu pa
tpasë në sy më duhet.
ti që je buzëqeshja më e bukur
e dritë syve mi jep.
shko bijë, shko e hap derën tane,
ani pse zemra n’mall ka me na ra,
nuk kjaj ikjen, kjaj për ça s’dita e s’mujta me ta dhanë,
n’ditën tane ma t’bukur,
nanën tane kupto:
me zemrën ndorë kam ecë
n’tana ditrritjet e tua.
ik bijë e shih drejt,
mendo bukur çdo ditë
dashuro thellë e me shpirt.
pas, më pas
sa frymë të kem
jam me dritën e syve
tu trujt e tu u lutë
bijë jeto bukurdrejt.
28 gusht 2022