Kryeadministratori i komunës së Tuzit, Vasel Sinishtaj ndërroi jetë të martën, në moshën 65 vjeçare, në SHBA, pas një sëmundje të shkurtër. Vasel Sinishtaj kohën e fundit shërbeu si Kryeadministrator i komunës së Tuzit.Përndryshe, Sinishtaj njihej si jurist me përvojë të gjatë pune, ndërsa ishte edhe deputet në Kuvendin e Malit të Zi, gjatë dy përbërjeve. Ishte edhe këshilltar në Parlamentin lokal të komunës Urbane të Tuzit.Përdyshe Sinishtaj ishte funksionar i lartë i Alternativës Shqiptare, gjegjësisht kryetar i Këshillit Politik. Vasel Sinishtaj ishte njëpolitikan Shqiptar në Malin e Zi i ckili spikati fal vizionit dhe përkushtimit ndaj qytetarve.Ai ishte një mik i fjalës së lirë. këtë e ka treguar herëpas here në intervistat e dhëna edhe për Tv Kopliku, madje duke qënë i pranishëm disa herë edhe në emisionet e këtij televizioni. Stafi i revistës “Fjala”, dhe tv Kopliku shpreh familjes Sinishtaj ngushëllimet më të sinqerta. për këtë humbje të rëndë e tejet të parakohshme!