Mbrëmë, Lidhja Demokratike Shqiptare mbajti mbledhjen e Kabinetit politik, me ç’rast u diskutua mbi situatën politike të krijuar në Malin e Zi, mbi funksionimin e koalicioneve ku bën pjesë LDSH, si edhe mbi zgjedhjet lokale në Podgoricë, Plavë dhe Rozhajë.
Sa i përket çeshtjes së parë, LDSH është e mendimit se vetëm zgjedhjet e parakohshme parlamentare paraqesin zgjidhje adekuate të nyjes politike në Malin e Zi. Kur është në pyetje çështja e funksionimit të koalicioneve, LDSH shpreh pakënaqësi me faktin se akoma nuk ka ardhë deri te ndërrimi i deputetit aktual të Listës shqiptare, me kanditatin e kësaj partie, siç e parasheh Marrëveshja parazgjedhore. LDSH është e mendimit se vetëm me bashkëpunim të sinqertë ndërshqiptarë mund të çojmë përpara kërkesat tona.
Sa u përket zgjedhjeve lokale, u muar vendim për dalje në zgjedhje në këto tri komuna, kurse për modalitete do të vendoset këto dy ditë, pas bisedimeve me partnerët tonë tradicional.
Zyra për marrëdhënie me publikun