Mali i Zi/Doli nga shtypi antologjia me krijime të shkrimtarëve shqiptarë

0

Nga Dimitrov Popoviç

:..Doli nga shtypi antologjia me krijime të shkrimtarëve shqiptarë në Malin e Zi me autor shkrimtarin Hajro Ulqinaku. Ky botim u realizua me rekomandimin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi dhe me kujdesin direkt të Kryetarit të këtij këshilli, z. Faik Nika. Libri ka 333 faqe dhe është me lidhje të fortë. Është në prozë dhe në poezi dhe përmbledh krijime që nga Esad Mekuli e deri në ditët tona.Mund të jetë një imazh i libër Për çdo autor ka edhe një bibliografi e foto përkatëse. Librin e hap një parathënie serioze nga dr. Haxhi Shabani dhe e mbyll recensioni i mësueses Sahibe Hoxha. Enti Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore e përgatiti me kujdes si një mjet i vyer mësimor për shkollat në gjuhën shqipe, si ndihmë në duart e mësuesve të letërsisë, për realizimin me sukses të 20% që u është lënë në dispozicion me programin mësimor. Personalisht, si redaktor i këtij libri, falënderoj Hajro Ulqinakun për të gjithë punën përkushtuese si autor i këtij libri si dhe autorët e tjerë që u treguan të gatshëm të jenë pjesë e kësaj antologjie. Le të jetë kjo antologji një vazhdim i mëtejshëm i punës së deritashme me botimet shkollore në shqip në Malin e Zi.22.08.2022.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.