Magjia e një ekskurzioni me nxënësit dhe kujdestarët e klasëve të IX-ta të shkollës fillore”Bedri  Elezaga”.

0

Luljeta Avdiu CuraBlog Feed – Luljeta Avdiu Cura

Udhëtimet janè trokitjet nga nji qytet n’tjetrin pèr me i marrë atyne qytete diçka nga kultura e tyne shpirtnore që plotson edhe kulturën dhe njé pjesè té shpirtit të vizitorit!
Vizitorët n’këtë rast janë njerêz tè veçantè qè vijnè nga nji rrethinè me qytetnim tè lashtè nè kèrkim tè vetvetès dhe qè pèr çudi e gjejnè atè shumè kund!
Fise e principata kanè jetu kètyne trojeve!
Madhêshtia e tyne i ka kalu kufinjté pèr me shènu n’këtë mènyrè historiné.
Lufta e ban heroin apo heroi luftèn kètè  ende  s’e di!Bukur nis dita e premte e 4 tetorit 2019 ku autobusi “Llolla Tours” niset nga Ulqini nè drejtim tè tri shteteve duke mbledh nè Katërkollè nxansat e klasëve të 9-ta dhe kujdestarët e tyre të shkollës fillore”Bedri Elezaga” të cilët me pa durim presin tê hypin nè autobus pèr tê nisur kèshtu rrugétimin qè do ta mbajnê mend gjatê!
Sa emocion tè japin prindérit qè pèrshèndesin me një përqafim dhe porositë e një pas njëshme dhe me dorê largimin katêr ditor tê fèmijêve tè tyre.
Dhe kêshtu rruga deri në kufi kalon shumê shpejt dhe nis udhètimi.Kaluam urën e Bunës, përballë na qëndronte Rozafati me madhështinë e vet. Krenare ngrihet mbi Bunën e gjerë dhe mbi qytetin e Shkodrës kështjella e lashtë e Rozafatit.Kur është hedhur guri i parë i në themelet e kësaj kështjelle? S’dihet . Por, historia e saj humbet në mjegullën e lashtësisë ilire, banorëve të moçëm të kësaj mënge.Ngadalë kalasë së tre vëllezërve dhe nuses së flijuar si pa dashje ja kthyem shpinën dhe rruga vazhdoi për nè qytetin e Lezhës pèr te Memoriali i varrit të Skenderbeut ku ciceronja njofton nxanèsit me disa nga ngjarjet që lidhen me jetën e tij.Skënderbeu vdiq në 17 Janar të 1468-ës, dhe u varros në këtë vend, aty ku ai kish themeluar “Besëlidhjen e Lezhës” në mars të 1444-ës, me të cilën bashkoi principatat shqiptare kundër perandorisë Osmane. Mbi pllakën e mermertë të varrit, në një rrethim simbolik, janë vendosur kopja e shpatës dhe përkrenares së Skënderbeut, marrë nga ato origjinalet të cilat ruhen në Kunsthistorisches Museum  në Vienë. Muret e Katedrales së Shën Nikollit, të ndërtuara në shekullin e 14-të, janë të dekoruara me 25 shpata dhe mburojën prej bronxi të Skënderbeut, të cilat tregojnë historinë e 25 betejave kryesore të heroit kundër perandorisë osmane. Tek sa është e vështirë të dihet fati i eshtrave të heroit, lind pyetja kush në tëvërtetë I mori eshtrat e tij?Befas aty afer të sheh syri një tabelë ku shkruan rruga Mujo Ulqinaku dhe befas njeriu gjen nji copë nga shpirti i qytetit tonë.
Zhurma e ndezjes së autobusit mbledh sërisht nxansat për t’u nisur në drejtim të Krujës me plot antikë që din aq bukur të të fut në botën e vet.Pazari dhe gjanat qè bukur kallxojné trashëgiminë tonë e madhërojnë këtë qytet.Sa njerëz kanë bërë hapa në kalldramin prej guri!Kalaja e Krujes,e cila eshte ngritur ne shek.V-VI. Kjo eshte nje nga kalatë më të njohura në Shqipëri. Ajo është e ngritur në një koder shkëmbore. Brenda mureve të kalasë gjenden ende disa shtëpi te banuara,të cilat tregojne traditën e jetesës së këti qyteti.. Edhe në ditet e sotme njihet si një ndër vendet më të njohura dhe më të vizituara nga turistët. Ne kalane e Krujës gjendet edhe Muzeu i Gj.Kastriot Skenderbeut,i cili ne qender te vemendjës ka heroin tone kombëtar.Kjo ndërtesë ka karakterin e një memoriali.Një përshëndetje Kalasë së Ulqinit nga Kalaja e Krujës por pa flakë, thjesht me dorë (mendohet se Skenderbeu ka komuniku me kalanë e Ulqinit me anë të flakës) nga nxënësit gjysmë maturant të shkollës fillore”Bedri Elezaga” dhe arsimtarët:Rita Avdiu(9-2), Dritan Rexha(9-3), Jetmira Sella(9-1) dhe Luljeta Avdiu Cura, ishte ndër të tjera shënimi lënë në librin e kujtimeve të kësaj kalaje-memoriali.

Pamje nga Kalaja e Krujës

E lame Krujén ashtu tè bukur e krenare, plot nur e hijeshi, pèr t’i premtu sèrisht kthimin nji heré tjetér!
Autobusi sërisht niset pér rrugê por kèsaj here né drejtim tê Durrêsit i cili na pérkujton 60 familjet ulqinake qé u shpèrngulen nga Ulqini shumè vite mé parë.Bregu i detit tè mbush me frymê, ndérsa era qê fryn tè prek lehté faqet sa pèr miré se ardhje!Mujo Ulqinaku apo Mujo Cakuli përshëndet me dorë vizitorët dhe qëndron krenar në qytetin e Durrësit që aq shumë i kontriboi.

Gjeneratat e reja krenohen me te!

Perèndimi i diellit nê Durrës të përkujton perëndimin e diellit në Ulqin dhe jo vetëm!Dita e shtunê me dt.5 tetor vazhdon rrugëtimi në drejtim të Kalasë së Elbasanit, kala e cila u ndërtu nga dy perandorë të mëdhenj të kohës Diokleciani dhe Sulltan Mehmeti i dytë.Pèrmes saj kalonte edhe rruga Egnatia qè kishte vlerè té madhe komunikimi.Mund të thuhet pa medyshje se qyteti i Elbasanit lindi si rezultat i kësaj rruge.Rruga mori emrin e realizuesit të kësaj vepre gjigande të antikitetit i cili ishte gjykatës romak në Selanik,I  quajtur Cnaenus Egnatius.Pra një punë e ushtarëve romak për qëllime tregtare dhe luftarake gjatë mësymjeve të tyre në Iliri.Lamë kështu pas edhe Elbasanin për t’u nisur për qytetin e bukur të Strugës.Struga që do të thotë mëngë dore është qytet i bukur piktoresk, kartolinë për syrin.Liqeni ua jep Ohrit dhe Pogradecit bukurinë, ndërsa Strugën e zbukuron edhe me lumin që buron prej tij. Drini i Zi largohet ngadalë nga liqeni duke gjarpërrua përmes qytetit të bukur të struganëve.
Duke ecur nèpèr Strugè mè bjen ndèrmend poema e Agim Vincès dedikuar Strugès.

Në ëndërr, në zhgëndërr

Struga dëgjohet me sy.
Qytet i rinisë sime

Me rrugica kalldrëmi

Me shtëpi të vogla

Si pare sërmi.

Ajo që u bë këngë
S’ish punë e vogël

Vinim në gjimnaz

Të gjithë djem

Vetëm një vajzë.

Nga një cante të thjeshtë

Mbanim nën sqetull

Po ëndrra të mëdha

Në sy, nën vetull.

 Të nesërmen udhêtimi vazhdon né drejtim té Ohrit.

Ohri është qyteti më i bukur dhe qendra më e madhe turistike e Maqedonisë. Është i vendosur në brigjet verilindore të liqenit dhe shtrihet sipër dhe rreth dy kodrave kryesore, atë të kalasë dhe atë të Debojit.Plazhet e shumta, qyteti i vjetër me arkitekturën tipike ballkanike, kishat ortodokse mesjetare, xhamitë osmane e bajnê ma té veçantê.Disa qytete kanë patur fatin të kishin në gjirin e tyre artistë e krijues të cilët e kanë pasuruar qytetin e tyre, ndoshta si shenjë mirënjohjeje për bukurinë që qyteti ju ka dhuruar. I tillë është poeti i madh Lasgush Poradeci, i cili ka përcjellë qytetin e tij të Pogradecit në mënyre mëse të denjë në poezitë e tij, me ëmbëlsinë dhe rimat e bukura të një poeti të klasit botëror.

Mi zall të pyllit vjeshtarak, Dremit liqeri pa kufi’ shkruante Poradeci, i cili tek Liqeni i Ohrit gjente frymëzimin e tij e, me shumë të drejtë, ai nuk u largua kurrë nga ky qytet.Radhen tashmë e ka Shkupi ku krenar qëndron Aleksandri i Madh në një statujë madhështore.Djaloshi që në moshën 20 vjeçare mposhti Athinën dhe u ba mbret i Maqedonisë.
Aleksandri apo Leka i Madh krijoi botên Helene.Gjenerali sy kalter mendoi té pushtonte tërë  botën por fatkeqësisht andrra e tij përfundoi në moshë të re, por për të mbet edhe sot e kësaj dite simbol i një mbreti me ambicie të mëdha.E vendosur mbi kodër, me pamje të lumit Vardar, Kalaja e Shkupit me shekuj është syri i zgjuar i qytetit. Si vendi më i lartë në Shkup, Kalaja e Shkupit gjithmonë ka qenë e vlerësuar nga banorët vendas.
Tashmë mbas vizitës qytetit dhe Kalasë merr autobusi drejtim për në Kopshtin Zoologjik në Shkup.Kopësht i cili mrekulloi fëmijèt por me raste më shkonte mendja te liria e kufizuar e kafshëve që shërbenin si atraksion.Tashmë shoferi na drejton në drejtim të Prishtinës dhe me hyrjen në autobus merr kuptim edhe fraza “Çoja zanin” dhe muzika mbin nga askundi.
Pikësynimi kësaj here ështé Prishtina ku edhe mbërritem të dielen me dt.6 rreth orës 18.Posterat e politikanëve ishin vendos çdokund dhe befas pyetsha edhe ndonjè qytetar se kush do fitonte?
Albini i fisit Kurtaj të Sukubinés ishte ba kryefjalë nè Prishtinë.Qytetarët ishin duke prit fitoren e tij.Prej qefit nanën dhe nji nxanse i ftova në kafe dhe atë turke.
Fresku i mbramjes na mblodhi më shpejt për në drejtim të hotelit.Mbramja vazhdoi bukur me të ashtuqujturën Disco ku fëmijët kënaqeshin me kanget në sfond duke ju përshtat muzikave të tyne të preferume që me thanë të drejtën disave nuk ju kuptoshe as tekstin!
Të nesermen që i binte të ishte ditë e hane 7 tetor, mengjesi në Prishtinë ishte i freskët.Dalëngadalë u nisem për Prekaz ku emocionet ma rrenqethshin trupin.Nji lutje te vorri i komandantit e kam pasë ba njet qysh në shpi, ishalla Zoti ma ka pranu!
Aktiviteti në Prekaz përfundon me foton e pèrbashkët te  kulla e Jasharajve dhe varrezat e dëshmorëve .Ata pak minuta sa ndejem m’u duk se jetova me dhimbjen e tyne dhe muzgu në ngjyren e syve u ujit me lotin që nuk rrolli.

Shtëpia  muze e Jasharajve.

Myslimi një person bujar dhe korekt i cili na shoqëronte gjatë tërë këtyne ditëve  na orjentoi nè drejtim të qytetit të fundit që do të vizitonim Prizrenit.Drejtimi i autobusit nga shoferi-Qazimi na bëri ma të lehtë udhëtimin gjatë tërë këtyre ditëve.

Në Prizren ma të bukurin vend!

Aty na priste Shtëpia e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.Është e vetmja shtëpi nga ku kanë mbërrit me u ba bashkë shqiptarët prej tana trevave e prej ku bile pati përpjekje të vazhdueshme për me kundershtu pazaret që baheshin në dam të trojeve tona.
Prizreni qytetit Ulqinit i la amanet myderrizin Hoxhën Ymer Prizrenin, eshtnat e të cilit pushojnë në Ulqin(pronën e Mollabeqirëve).Kryetari i Lidhjes që Ulqinin e pat strehim e ka amanet Ulqini jonë kurse kangen e vilajeteve Thërret Prizreni është dedikimi ma i bukur muzikor!Dhe kèshtu si Lumbardhi nèn urën e gurit kanë rrjedh edhe ngjarjet….
Tani rradhen e ka nisja drejt Ulqinit dhe urimi ishalla mbërrijmë mirë!
Rruga nga Prizreni kaloi shumè shpejt me të qeshuna e lojna për të cilat njeriu ka nevojë.Autobusi tashmë mbas këti udhëtimi 4 ditor kishte kalu 1020 km të cilat fëmijët dhe arsimtarët do t’i mbajnè mend shumè gjatë.
Jeta ka ngjarje e ngjarje, të cilat mbesin në librin e kujtimeve.

 

 

 

                                      

 

 

 

+16

jia e një ekskurzioni me nxënësit dhe kujdestarët e klasëve të IX-ta të shkollës fillore”Bedri  Elezaga”.

 

 

Udhëtimet janè trokitjet nga nji qytet n’tjetrin pèr me i marrë atyne qytete diçka nga kultura e tyne shpirtnore që plotson edhe kulturën dhe njé pjesè té shpirtit të vizitorit!
Vizitorët n’këtë rast janë njerêz tè veçantè qè vijnè nga nji rrethinè me qytetnim tè lashtè nè kèrkim tè vetvetès dhe qè pèr çudi e gjejnè atè shumè kund!
Fise e principata kanè jetu kètyne trojeve!
Madhêshtia e tyne i ka kalu kufinjté pèr me shènu n’këtë mènyrè historiné.
Lufta e ban heroin apo heroi luftèn kètè  ende  s’e di!

 

Bukur nis dita e premte e 4 tetorit 2019 ku autobusi “Llolla Tours” niset nga Ulqini nè drejtim tè tri shteteve duke mbledh nè Katërkollè nxansat e klasëve të 9-ta dhe kujdestarët e tyre të shkollës fillore”Bedri Elezaga” të cilët me pa durim presin tê hypin nè autobus pèr tê nisur kèshtu rrugétimin qè do ta mbajnê mend gjatê!
Sa emocion tè japin prindérit qè pèrshèndesin me një përqafim dhe porositë e një pas njëshme dhe me dorê largimin katêr ditor tê fèmijêve tè tyre.
Dhe kêshtu rruga deri në kufi kalon shumê shpejt dhe nis udhètimi.Kaluam urën e Bunës, përballë na qëndronte Rozafati me madhështinë e vet. Krenare ngrihet mbi Bunën e gjerë dhe mbi qytetin e Shkodrës kështjella e lashtë e Rozafatit.Kur është hedhur guri i parë i në themelet e kësaj kështjelle? S’dihet . Por, historia e saj humbet në mjegullën e lashtësisë ilire, banorëve të moçëm të kësaj mënge.

 

Ngadalë kalasë së tre vëllezërve dhe nuses së flijuar si pa dashje ja kthyem shpinën dhe rruga vazhdoi për nè qytetin e Lezhës pèr te Memoriali i varrit të Skenderbeut ku ciceronja njofton nxanèsit me disa nga ngjarjet që lidhen me jetën e tij.

 

 

 

Skënderbeu vdiq në 17 Janar të 1468-ës, dhe u varros në këtë vend, aty ku ai kish themeluar “Besëlidhjen e Lezhës” në mars të 1444-ës, me të cilën bashkoi principatat shqiptare kundër perandorisë Osmane. Mbi pllakën e mermertë të varrit, në një rrethim simbolik, janë vendosur kopja e shpatës dhe përkrenares së Skënderbeut, marrë nga ato origjinalet të cilat ruhen në Kunsthistorisches Museum  në Vienë. Muret e Katedrales së Shën Nikollit, të ndërtuara në shekullin e 14-të, janë të dekoruara me 25 shpata dhe mburojën prej bronxi të Skënderbeut, të cilat tregojnë historinë e 25 betejave kryesore të heroit kundër perandorisë osmane. Tek sa është e vështirë të dihet fati i eshtrave të heroit, lind pyetja kush në tëvërtetë I mori eshtrat e tij?

 

Befas aty afer të sheh syri një tabelë ku shkruan rruga Mujo Ulqinaku dhe befas njeriu gjen nji copë nga shpirti i qytetit tonë.
Zhurma e ndezjes së autobusit mbledh sërisht nxansat për t’u nisur në drejtim të Krujës me plot antikë që din aq bukur të të fut në botën e vet.

 

 

 

 

 

 

 

Pazari dhe gjanat qè bukur kallxojné trashëgiminë tonë e madhërojnë këtë qytet.

Sa njerëz kanë bërë hapa në kalldramin prej guri!

 

 

 

 

 

 

 

Kalaja e Krujes,e cila eshte ngritur ne shek.V-VI. Kjo eshte nje nga kalatë më të njohura në Shqipëri. Ajo është e ngritur në një koder shkëmbore. Brenda mureve të kalasë gjenden ende disa shtëpi te banuara,të cilat tregojne traditën e jetesës së këti qyteti.. Edhe në ditet e sotme njihet si një ndër vendet më të njohura dhe më të vizituara nga turistët. Ne kalane e Krujës gjendet edhe Muzeu i Gj.Kastriot Skenderbeut,i cili ne qender te vemendjës ka heroin tone kombëtar.Kjo ndërtesë ka karakterin e një memoriali.

Një përshëndetje Kalasë së Ulqinit nga Kalaja e Krujës por pa flakë, thjesht me dorë (mendohet se Skenderbeu ka komuniku me kalanë e Ulqinit me anë të flakës) nga nxënësit gjysmë maturant të shkollës fillore”Bedri Elezaga” dhe arsimtarët:Rita Avdiu(9-2), Dritan Rexha(9-3), Jetmira Sella(9-1) dhe Luljeta Avdiu Cura, ishte ndër të tjera shënimi lënë në librin e kujtimeve të kësaj kalaje-memoriali.

 

Pamje nga Kalaja e Krujës

E lame Krujén ashtu tè bukur e krenare, plot nur e hijeshi, pèr t’i premtu sèrisht kthimin nji heré tjetér!
Autobusi sërisht niset pér rrugê por kèsaj here né drejtim tê Durrêsit i cili na pérkujton 60 familjet ulqinake qé u shpèrngulen nga Ulqini shumè vite mé parë.Bregu i detit tè mbush me frymê, ndérsa era qê fryn tè prek lehté faqet sa pèr miré se ardhje!

 

Mujo Ulqinaku apo Mujo Cakuli përshëndet me dorë vizitorët dhe qëndron krenar në qytetin e Durrësit që aq shumë i kontriboi.

Gjeneratat e reja krenohen me te!

Perèndimi i diellit nê Durrës të përkujton perëndimin e diellit në Ulqin dhe jo vetëm!

 

 

Dita e shtunê me dt.5 tetor vazhdon rrugëtimi në drejtim të Kalasë së Elbasanit, kala e cila u ndërtu nga dy perandorë të mëdhenj të kohës Diokleciani dhe Sulltan Mehmeti i dytë.

 

Pèrmes saj kalonte edhe rruga Egnatia qè kishte vlerè té madhe komunikimi.

 

 

Mund të thuhet pa medyshje se qyteti i Elbasanit lindi si rezultat i kësaj rruge.Rruga mori emrin e realizuesit të kësaj vepre gjigande të antikitetit i cili ishte gjykatës romak në Selanik,I  quajtur Cnaenus Egnatius.

Pra një punë e ushtarëve romak për qëllime tregtare dhe luftarake gjatë mësymjeve të tyre në Iliri.

 

Lamë kështu pas edhe Elbasanin për t’u nisur për qytetin e bukur të Strugës.

 

Struga që do të thotë mëngë dore është qytet i bukur piktoresk, kartolinë për syrin.Liqeni ua jep Ohrit dhe Pogradecit bukurinë, ndërsa Strugën e zbukuron edhe me lumin që buron prej tij. Drini i Zi largohet ngadalë nga liqeni duke gjarpërrua përmes qytetit të bukur të struganëve.
Duke ecur nèpèr Strugè mè bjen ndèrmend poema e Agim Vincès dedikuar Strugès.

 

Në ëndërr, në zhgëndërr

Struga dëgjohet me sy.
Qytet i rinisë sime

Me rrugica kalldrëmi

Me shtëpi të vogla

Si pare sërmi.

Ajo që u bë këngë
S’ish punë e vogël

Vinim në gjimnaz

Të gjithë djem

Vetëm një vajzë.

Nga një cante të thjeshtë

Mbanim nën sqetull

Po ëndrra të mëdha

Në sy, nën vetull.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Të nesërmen udhêtimi vazhdon né drejtim té Ohrit.

Ohri është qyteti më i bukur dhe qendra më e madhe turistike e Maqedonisë. Është i vendosur në brigjet verilindore të liqenit dhe shtrihet sipër dhe rreth dy kodrave kryesore, atë të kalasë dhe atë të Debojit.

Plazhet e shumta, qyteti i vjetër me arkitekturën tipike ballkanike, kishat ortodokse mesjetare, xhamitë osmane e bajnê ma té veçantê.

Disa qytete kanë patur fatin të kishin në gjirin e tyre artistë e krijues të cilët e kanë pasuruar qytetin e tyre, ndoshta si shenjë mirënjohjeje për bukurinë që qyteti ju ka dhuruar. I tillë është poeti i madh Lasgush Poradeci, i cili ka përcjellë qytetin e tij të Pogradecit në mënyre mëse të denjë në poezitë e tij, me ëmbëlsinë dhe rimat e bukura të një poeti të klasit botëror.

‘Mi zall të pyllit vjeshtarak, Dremit liqeri pa kufi’ shkruante Poradeci, i cili tek Liqeni i Ohrit gjente frymëzimin e tij e, me shumë të drejtë, ai nuk u largua kurrë nga ky qytet.

 

 

 

 

 

Radhen tashmë e ka Shkupi ku krenar qëndron Aleksandri i Madh në një statujë madhështore.

 

 

 

Djaloshi që në moshën 20 vjeçare mposhti Athinën dhe u ba mbret i Maqedonisë.
Aleksandri apo Leka i Madh krijoi botên Helene.Gjenerali sy kalter mendoi té pushtonte tërë  botën por fatkeqësisht andrra e tij përfundoi në moshë të re, por për të mbet edhe sot e kësaj dite simbol i një mbreti me ambicie të mëdha.

 

E vendosur mbi kodër, me pamje të lumit Vardar, Kalaja e Shkupit me shekuj është syri i zgjuar i qytetit. Si vendi më i lartë në Shkup, Kalaja e Shkupit gjithmonë ka qenë e vlerësuar nga banorët vendas.
Tashmë mbas vizitës qytetit dhe Kalasë merr autobusi drejtim për në Kopshtin Zoologjik në Shkup.Kopësht i cili mrekulloi fëmijèt por me raste më shkonte mendja te liria e kufizuar e kafshëve që shërbenin si atraksion.

 

 

 

 

Tashmë shoferi na drejton në drejtim të Prishtinës dhe me hyrjen në autobus merr kuptim edhe fraza “Çoja zanin” dhe muzika mbin nga askundi.
Pikësynimi kësaj here ështé Prishtina ku edhe mbërritem të dielen me dt.6 rreth orës 18.

 

 

 

 

Posterat e politikanëve ishin vendos çdokund dhe befas pyetsha edhe ndonjè qytetar se kush do fitonte?
Albini i fisit Kurtaj të Sukubinés ishte ba kryefjalë nè Prishtinë.Qytetarët ishin duke prit fitoren e tij.Prej qefit nanën dhe nji nxanse i ftova në kafe dhe atë turke.
Fresku i mbramjes na mblodhi më shpejt për në drejtim të hotelit.

 

Mbramja vazhdoi bukur me të ashtuqujturën Disco ku fëmijët kënaqeshin me kanget në sfond duke ju përshtat muzikave të tyne të preferume që me thanë të drejtën disave nuk ju kuptoshe as tekstin!
Të nesermen që i binte të ishte ditë e hane 7 tetor, mengjesi në Prishtinë ishte i freskët.Dalëngadalë u nisem për Prekaz ku emocionet ma rrenqethshin trupin.Nji lutje te vorri i komandantit e kam pasë ba njet qysh në shpi, ishalla Zoti ma ka pranu!
Aktiviteti në Prekaz përfundon me foton e pèrbashkët te  kulla e Jasharajve dhe varrezat e dëshmorëve .Ata pak minuta sa ndejem m’u duk se jetova me dhimbjen e tyne dhe muzgu në ngjyren e syve u ujit me lotin që nuk rrolli.

 

 

 

Shtëpia  muze e Jasharajve.

 

Myslimi një person bujar dhe korekt i cili na shoqëronte gjatë tërë këtyne ditëve  na orjentoi nè drejtim të qytetit të fundit që do të vizitonim Prizrenit.Drejtimi i autobusit nga shoferi-Qazimi na bëri ma të lehtë udhëtimin gjatë tërë këtyre ditëve.

Në Prizren ma të bukurin vend!

 

Aty na priste Shtëpia e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.Është e vetmja shtëpi nga ku kanë mbërrit me u ba bashkë shqiptarët prej tana trevave e prej ku bile pati përpjekje të vazhdueshme për me kundershtu pazaret që baheshin në dam të trojeve tona.
Prizreni qytetit Ulqinit i la amanet myderrizin Hoxhën Ymer Prizrenin, eshtnat e të cilit pushojnë në Ulqin(pronën e Mollabeqirëve).Kryetari i Lidhjes që Ulqinin e pat strehim e ka amanet Ulqini jonë kurse kangen e vilajeteve Thërret Prizreni është dedikimi ma i bukur muzikor!

 

 

 

Dhe kèshtu si Lumbardhi nèn urën e gurit kanë rrjedh edhe ngjarjet….
Tani rradhen e ka nisja drejt Ulqinit dhe urimi ishalla mbërrijmë mirë!
Rruga nga Prizreni kaloi shumè shpejt me të qeshuna e lojna për të cilat njeriu ka nevojë.

Autobusi tashmë mbas këti udhëtimi 4 ditor kishte kalu 1020 km të cilat fëmijët dhe arsimtarët do t’i mbajnè mend shumè gjatë.
Jeta ka ngjarje e ngjarje, të cilat mbesin në librin e kujtimeve.

 

 

 

Ulqin, më 1 nëntor 2019                                          Luljeta Avdiu Cura

 

 

 

+16

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.