E gjithë administrata e Bashkisë është hedhur në sulm , duke garuar me njëri tjetrin se kush e poston i pari lajmin “bomb” të pritjes së radhës së kryetarit të Bashkisë.Në fakt kot lodhen të tjerët njëri është”mjeshtër” i postimeve ne Fcb.Kështu ka ngjarë edhe sot pas një publikimi të bërë për një pritje , të një artistje emigrante, nga kreu i Bashkisë Tonin Marinaj.Ndaj në këtë garë kemi hyre dhe ne të medjave , madje ne po mëndonim ta citonim si exluzive .Gjithësesi është bukur kur dita e javës së punës fillon me pritje e percjellje, duket se punët e tjera janë kryer në M.Madhe.Ndaj një pyetje lind ; Përse nuk publikohen edhe pritjete qytetarve që shkojnë dhe ankohën për një rrugë , për një çesme uji , për një transfarmator të djegur për një “zënk”,… Apo këta shkruesit e FCb nuk kanë “lëjë “ për këto publikime ? Ja publikimi i postuar sot në rrjetet sociale…
Ishte kënaqësi e veçantë të mirëprisja artisten e mrekullueshme nga Kelmendi me banim në Amerikë prej 27 vitesh, Lisa Bujaj.Lisa në Amerikë merret me biznes por ndihet e plotësuar sa herë që është e angazhuar në art dhe në projekte kulturore.Ndihem krenar që Lisa dhe të tjerë artistë Malësorë nëpër botë kontribuojnë në ruajtjen e identitetit tonë kombëtar dhe të trashëgimisë sonë kulturore.Këngëtarja Lisa Bujaj ka ardhur ekskluzivisht për të kënduar në Logun e Bjeshkëve, por për arsye të shtyrjes së eventit nga kushtet atmosferike, nuk mund të jetë e pranishme.Faleminderit Lisa për atdhedashurinë dhe kontributin që jep për vendlindjen tënde