Gara se kush propozon më shumë përsonazhe për t’iu akorduar titullin ; “Qytetar Nderi”, tashmë duket açik(qartë). Por natyrisht që Këshilltarët e ngrejnë dorën me telekomand vetëm at’herë kur i “prosituri” i kryetarit të Bashkisë lexon listën e kandidatve për tu shpallur “Qytetarë Nderi”. Kështu ka ndodhur vazhdimisht këto 7 vite nën drejtimin e socialistve të Bashkisë M.Madhe . Në fakt kemi bindjen që vështirë të “mbahën” gjithë ato përsonalitete që janë vlersuar më këtë titull.Por risjellim në kujtesë se ka edhe nga ato miratime titujsh të cilët ënde nuk janë “dorzuar” tek të zotet apo pasardhësit e tyre. Ndaj kujtojmë dy përsonalitete të spikatura të cilve mbase për arsye të ndryshme ënde Bashkia nuk ua ka dorzuar të afërmeve të tyre, sepse nërastin konkret b ëhët fjalë për pas vdekjes. I pari është At
Gjergj Fishta Njeriu që , jo vetëm si klerik , por dhe si poet mbarë kombëtar, më shumë se askujt tjetër i ka dhënë malësisë “ Lahuten e Malcisë”. Po kështu edhe malësori ndër më të veçantët , jo thjesht si gazetar e poet, por dhe si regjizor, fitues i mjaft çmimeve nderkombvëtare Anton Grishaj, ënde familjarve të tij nuk u është dorzuar titulli i miratuar “Qytetar Nderi”. Ishte kjo një kujtesë e “vockel” , mbase edhe në kuadrin e “fushatës “së dekorimeve.Gjithësesi në mbledhjen e fundit të Këshillit të Bashkisë, pas miratimit unanim për 4 përsonalitetët, të cilët ne i kemi lançuar në infot e një ditë më parë, nga Zv/ Kryetari i Këshillit të Bashkisë Afrim Mataj erdhi një propozim , për dy përsonalitete të tjera. I pari Muhamet Hasmujaj pas Vdekjes, ish oficer i rënë në krye të detyres në vitin e mbrapsht 1997. Ndersa Ejll Gjelosh Vukaj, një nga përsonazhdet e gjalla të dy kohërave, ish i burgosur politik, njëri me integritet të lartë. Këto dy propozime tashmë pritet që në mbledhjen e ardhshme , të paraqiten para këshiltarve për tu miratuar.Të presim se si do reagojne “vëndimmarrësit”.