Bashkia Lezhë përkujton sot Heroin tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotin-Skënderbeun, në 556 vjetorin e kalimit të tij në amshim.
Në figurën e pavdekshme të Gjergj Kastriotit, Skënderbeut, populli shqiptar kurdoherë ka shembullin dhe simbolin e bashkimit, të vëllazërimit, të lirisë, atdhedashurisë, harmonisë e demokracisë.