Nga: Lindita Metaliaj
Lezha nen uje,e braktisur nga pushteti qendror dhe vendor! Mijera hektare toke jane nen pushtetin e ujit!Banoret apelojne per ndihme!Askush nuk mban pergjegjesi per kete katastrofe nderkohe qe reshjet e shumta ishin paralajmeruar nga institucionet perkatese dhe po vazhdojne intensive edhe ne keto momente ! Kerkohet vemendje dhe masa te menjehershme sa nuk eshte vone ,pasi situata eshte emergjente dhe rreziku tejet i larte! – Kanali i ujrave te larta te Kallmetit rrezikon te çahet ,kjo ndodh si rezultat i mospastrimit dhe mungeses se mirembajtjes se kanalit nga Kallmeti deri ne Lezhe.- 2400 ha toke jane te permbytura nga Balldreni ne Torovice ,si rezultat i funksionimit te hidrovorit te Balldrenit jo me kapacitet te plote. – 400 ha toke jane te permbytura nga Treshi ne Markatomaj ,kjo ndodh si rezultat i uljes se kapacitetit te thithjes te hidrovorit te Tales si rezultat i mungeses se energjise elektrike gjate nates dhe mungeses se investimeve.- Mbi 150 ha toke jane te permbytura ne Gryke zeze pasi me rritjen e nivelit te ujit ne lumin Drin hidrovoret e Grykezezes dhe Gocajve dalin jashte funksionit. – 150 ha toke jane te permbytura edhe ne zonen Gocaj – Kakarriq – Mbi 600 ha toke te permbytura ne Blinisht dhe Dajç.- Ne lagjen e Spitalit ka rreshqitje masive dheu,pikerisht ne afersi te Spitalit Rajonal te Lezhes, duke rrezikuar banesat e bizneset aty prane.Banoret jane te alarmuar. – Lagjja Beselidhja po ashtu ndodhet nen pushtetin e ujit,banoret jane te izoluar ne banesat e tyre,katet e para te pallateve dhe bizneset jane te rrethuara nga uji.Pavaresisht reshjeve te shumta te paralajmeruara problematikat vijne nga : 1.Investimet e pakta thuajse zero ne infrastrukturen e kullimit dhe te mbrojtjes nga permbytja.2.Edhe ato pak investime nuk akordohen ne kohen e duhur qe punimet te kryhen me cilesi e efektivitet.3.Furnizimi me energji elektrike nuk eshte garant per punen normale te hidrovoreve. Linjat tejet te amortizuara e pa burime alternative,nga mungesa e investimeve ne sistemin energjetik.4 .Prej 8 vitesh nuk financohet hidrovori i ri i Balldrenit megjithese eshte premtuar,madje eshte bere edhe projekti dhe preventivi perkates,por parate kane shkuar per konçensione korruptive e PPP per grupin e oligarkeve.5 . Makinerite e pamjaftueshme e tejet te amortizuara per te zgjidhur situaten.Ne keto kushte, kerkoj me urgjence te merren masa te menjehershme nga qeveria dhe pushteti vendor per zgjidhjen e situates sa nuk eshte vone.Jeta e banoreve te Lezhes eshte ne rrezik!Mijera hektare toke e dhjetra banesa nen pushtetin e ujit,si dhe rrezikohen te shemben disa te tjera nga rreshqitjet e tokes nga reshjet e shumta! Eshte e pafalshme papergjegjshmeria totale e qeverise ndaj banoreve te Lezhes! Merrni masa sa nuk eshte vone! Çdo minute mund te kushtoje shtrenjte!Koha nuk pret ! Pamjet jane te pak minutave me pare!