LEZHA :MIRËPRET EDICIONIN E 12-të  TË FESTIVALIT FOKLORIK TIPOLOGJIK KOMBËTAR TË RAPSODËVE DHE INSTRUMENTISTËVE POPULLORË.

0
JAK RROZHANI  Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
 Lezha e historisë ,kulturës dhe e Besëlidhjes, ka mirëpritur si kurdoherë  Edicionin e 12-të të Festivalit FolklorikTipologjik Kombëtar të Rapsodëve dhe Instrumentistëve Popullorë , një atmosferë e gezueshme, një festë e vërtetë,me pjesëmarrjen e 20 grupeve dhe 500 artistëve  nga Kelmendi deri në Mallakastër , Vlorë e Gjirokastër , veshur me kostume kombëtare tradicionale sipas zonave etnografike ,të cilët performuan  në skenën e Qendrës Kulturore të Fëmijëve Lezhë,ku si gjithnjë kryefjalë ishin tingujt e lahutës , të çiftelisë e të instrumentëve popullorë : fyell, zumare, pipëz,bilbil, etj  ku ishin gërshetuar bukur brezat, deri tek femijët edhe me lahutë dhe çifteli  . Për dy net ,Lezha ishte kryeqyteti i artit foklorik, me lahutën legjendare,çiftelinë e moçme dhe instrumenteve popullorë, në harmoni me.kostumet tradicionale kombëtare sipas krahinave të Shqipërisë, të veshura nga burra ,gra vajza,djem dhe fëmijë, një gershetim i bukur brezash,me larminë e bukur të ngjyrave dhe të melodive folklorike ,me përformancën e shkëlqyer të rapsodëve dhe instumentistëve  vyrtuozë të këngëve dhe melodive popullore dhe folklorike . Lezha tashmë është kthyer në qendrën e veprimtarive kulturore dhe artistike edhe të foklorit ,me punën e lavdrueshme të Bashkisë Lezhë dhe të institucioneve ,duke e gjallëruar dhe mbështetur vazhdimisht jetën kulturore, artistike dhe sportive të qytetit ,duke vazhduar kështu traditën e krijuar në vite edhe në fitimin e çmimeve. Folklori ,kënga e shpirtit, si ushqim shpirtëror ,prandaj duhet ruajtur dhe transmetuar e pastër dhe autentike në breza ,si trashëgimi dhe pasuri e madhe e popullit ,e kombit ,si identitet kombëtar , gurrë  e pashtershme e popullit tonë. Spikatën në ketë festë të madhe të folklorit ,gurrës së pashtershme popullore ,si këngë të shpirtit , performuan :
Grupi i Lezhës , i Dibrës ,i Shkodrës , – Treva e Dukagjinit , Mallakastra , Logu i Bjeshkëve , Kelmend , fyejt e Gramshit , Fushë- Arrës , Malësi e Madhe, Mati , Gjirokastra , Puka , Kamëza ,Kurbini, Vlora ,Hasi e Mirëdita , me performancën e bukur përshëndetëse të Ansambi te Fe Deçanit ,Kosovë e në skenën e këtij festivali. Ndër çmimet që Juria e Festivalit ndau për grule dhe indeividë pjesemarres  ë këtë event të rendësishëm Folklorik.me, u nderua .e çmimjn e ” Gjokë Nonaj ”  Grupi i Malëcisë së Madhe ,një përformancë e shklëqyer e rapsodëve  dhe instrumentistëve të këtij grupi vyrtuoz ,ku mbizotëronte lahuta. Folklori, një gur i çmuar ,vlerë dhe pasuri ,trashëgimi dhe
identitet kombëtar   që duhet ruajtur dhe transmetuar i pastër dhe autentik në breza.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.