
Sot mirëprita Drejtoreshën e Institutit Demokratik Amerikan (NDI), znj. Ana Kovacevic Kadovic, me të cilën diskutuam rreth rolit të Institutit Parlamentar në mbështetje të deputetëve për ushtrimin e funksioneve përfaqësuese, ligjvënëse dhe mbikqyrëse, duke ofruar informacion, kërkime dhe analiza profesionale, të paanshme dhe të besueshme, si dhe duke hartuar e zbatuar programe të edukimit qytetar.

U angazhuam për forcimin e bashkëpunimit me qëllim mbështetjen e pjesëmarrjes politike veçanërisht të grave dhe të rinjve, por edhe nxitjen e aktivizimit qytetar në advokimin legjislativ dhe adresimin e çështjeve të komunitetit në nivel lokal.