Partia Socialiste i ka shpallur qartë pretendimet e saja për Lezhën.Nga 7 deputetë gjithsej që ky Qark dërgon në Kuvendin e Republikës, socialistët e kanë vënë bazën tek i 3-ti ndërsa i katërti është ai i vijës së zjarrit. Pra, deri tek i treti socialistëve u mjafton të luajnë në mbrojtje, ndërsa për të katërtin duhet të luajnë në sulm.
Por kush është i katërti i Lezhës për socialistët?
Gentian Malotaj qysh prej ditës kur mbylli maturën në “Hydajet Lezha” ai do të merret vetëm me ligjet, me jurisprudencë, dhe me drejtësinë.Ai do të mbaronte studimet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë, për vijuar me Master në Departamentin Civil.Puna e Gentianit me ligjet nuk do të mbaronte me shkollën, por do të vazhdonte edhe në karrierë, duke fituar kështu pozicionin e Përgjegjësit të Zyrës juridike në Portin e Shëngjinit.Punësimi i parë, siç ndodh shpesh, fill pas shkollimit, është ‘thikë me dy presa’, sepse në rast se “ia këput kot” të përcjellin në shtëpi kushdo qofsh, por ky nuk do të ishte rasti i Gentit.Në fakt, krejt e kundërta ndodhi më të, sepse prej aty, atij do t’i besohej një detyrë akoma më e rëndësishme dhe me përgjegjësi më të lartë. Gentian Malotaj, do të bëhej administratori i parë i Njësisë Shëngjin nën administratën Ndreu.Përsëri Gentiani ishte në provë… e mesa duket, fakti që prej aty, atij iu besua më pas e gjithë zyra juridike në Bashkinë e Lezhë, do të thotë se ai performoi mirë sërish, dhe e meritoi plotësisht besimin për të mbërritur aty ku është sot, me emrin e tij të shkruar përbri numrit katër në listën e Partistë Socialiste për Qarkun Lezhë.“Për njeriun me moral të drejtë ekzistenca e ligjeve është e kotë”, thotë një fjalë e urtë, Gentian Malotaj i ka që të dyja, edhe njohjen e thellë me ligjet por edhe mirësinë njerëzore e moralin e drejtë.
Shënim: Vetëm socialistët që nuk të fusin kot në listë, aq më pak të katërtin. Ata e dinë mirë çfarë bëjnë.