Këta ishin , dhe janë poetet, jo si sot.Më parë, dhe më shumë se poet , publicist e gazetar, ishin dhe mbeten Njerz,pa furçe për njëri tjetrin.Faleminderit Ilrian Zhupa që na e risolle poetin tonë me këtë poezi të “moçme”!
Përg: Ilirian Zhupa
Këto vargje të mikut dhe vëllait tim Petrit Ruka, janë shkruar si sot 44 vjet më parë, më 30 tetor 1977. Me shpresën se Petriti më jep leje nga Qielli dhe gruaja e tij Zhaneta nga Toka, po e publikoj për të gjithë miqtë tane.
KËNGA PËR TY…
Më lodhën sytë e tu të bukur
A ke parë një degë pjergull
Tek pikon lëngun e Jetës,
Kjo është zemra që rënkon
Sipër emrit të Zhanetës.
O Ilir i gjakut tim,
Po më lodh kjo jetë e gjatë,
Jeta ime pat shkëlqim
Sa një lule në lofatë.
Ndoshta s’di që të jetoj
Se kam metër poezinë,
Zjarr në ditët që kanë ikur,
Tym në ditët që do vijnë?!
A ke parë një degë pjergull
Pa një syth që të marrë frymë,
Jeta ime nëpër mjegull,
Jeta jote nëpër brymë…
…”kjo ashtu fare kot”….
PETJARUKA
Tepelenë, më 30.10.1977