Nga: Mimoza Rexhvelaj
Kur dëgjova “gjyshe” Luljetën të fliste me nostalgji për kohën e diktaturës nuk është se më trishtoj,fundi gjyshet kur plaken jo gjithmonë janë mirë, mjekimet e tepërta ndikojnë në shendetin e tyre. Por duket se gjyshe Luljeta ka qënë goçë Blloku dhe nuk e dinte ç’bëhej me popullin e mjerë…
Fundi për atë ashtu ka qënë, nuk mohohet ai sistem që vrau pa gjyqe, varrosi njerëz të gjallë, burgosi një popull të tërë,për disa kishte privilegje dhe lukse…
Luljeta nuk i ka parë këmbët e zbathura të fëmijve shqiptar dhe pantallonat gjithe arna që i quanim “televizion” dhe mburreshim me to, kush kishte me shumë ishte i pasur, si mënyrë për të mos bullizuar, ajo nuk e ka shijuar qumshtin me bajga, as bukën me krunde, as pacamurrin, groshën e bardhë pa pikë yndyre e estetike.
Nuk e ka mbërritur Luljeta etjen për ujë, më kujtohet që shkonim dy fshatra largë për të mbushur gjygymat dhe krahët tanë të njom rëndonin në dhimbje…
Ajo nuk e ka degjuar çangën e orës 4 të mëngjesit që zgjonin kooperativen bujqësore për të mbledhur vargjet e duhanit se do binte shi…
Se ka dëgjuar ajo festivalin e zorrve që këndoni këngë të huaja “O sole mio” uria e madhe quhej ajo kohe.
Skamja e madhe. Mjerimi i madh.
Normal nga do i degjonte “Gjyshe” Luljeta klithmat e atyre që u varrosen të gjallë tek vendi që quhej “qershia” nga babi e kam dëgjuar.
Nga do i degjonte ajo klithmant e Spaçit, Burrelit, Tepelenës…
Fale zot se pleqeri nuk di çfarë thotë!!