Fshati Ktosh i njësisë administrative Gruemire, ka qënë stacioni i rradhes, i ndaleses paraelektorale, i kreut aktual të Bashkisë M.Madhe Tonin Marinaj. Edhe këtu kryebiseda e takimit ka qënë permisimi i infrastruktures së rruges që lidh këtë fshat me rrugen nacionale Shkoder – Koplik. Po kështu gjithënjë ne qënder te vëmendjes ka qënë edhe permisimi i furnizimit me ujë të pishem,
si dhe rikonstruksioni, tashmë i plotë i shkolles së ketij fshati.
Ndaj njëri prej banorve të fshatit Grizhë në bisedë me kreun e Bashkisë Tonin Marinaj ka theksuar se realisht Bashkia i ka kushtuar vemendje permisimit të infrastruktures në fshatrat e zones së Grizhes. Kësisoj tanime duket se banoret e fshatrave te njësisë administrative Gruemire e kanë ulur pijacen e kerkesave, duke e vlersuar si positive at çfarë është berë deri më tani, por edhe shprehin besimin se Bashkia M.Madhe dhe kryetarti i saj Tonin Marinaj nuk do te ndalen vetem me riparimin e pjesshem te rruges se fshatit të tyre.