Vllaznia ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit me tipare sulmuese, Kristijan Vulaj. Futbollisti i lindur në Malin e Zi, është transferuar si lojtar i lirë pas largimit nga skuadra e Dençiç Tuzi ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me klubin shkodran.
Deklarata e plotë e klubit:
KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojnë akordin me futbollisin Kristijan Vulaj. Mesfushori me tipare sulmuese ka firmosur për tre vitet e ardhshme me klubin tonë. Vulaj ka lindur në Tuz të Malit të Zi dhe përveçse me Deçiq, ka luajtur edhe me ekipin e Petrovac në superligën malazeze. Megjithatë kulmin e karrierës e ka me Deçiq, me të cilin arriti të kapë edhe kombëtarën e vendit fqinj. KF Vllaznia i uron 24 vjeçarit një paraqitje sa më të mirë me fanellën kuq e blu! Mirë se erdhe Kristijan Vulaj!