BASHKITË BORXHLIJE … “EDHE JUGUSLLAVIJA E TITOS MERRTE BORXHE DHE.”..!

0

15 nga 61 bashki të vendit janë zhytur në borxhe, ndërsa dy prej tyre janë në prag falimenti. Pra, 25% e pushtetit vendor nuk ka para për të shlyer pagesat e mbledhura ndër vite. Në fund të vitit 2021, totali i detyrimeve të prapambetura ndaj të tretëve që kanë akumuluar këto bashki, arrin në vlerën 6.6 miliardë lekë të rinj ose rreth 55 milionë euro.Bazuar në të dhënat e publikuara nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, vërehet se pesë bashkitë me borxhin më të madh të grumbulluar janë Kavaja, Tirana, Vora, Malësia e Madhe dhe Pogradeci.Borxhe problematike kanë edhe Durrësi, Lezha, Kamza, Belshi dhe Fieri.    Disa prej tyre janë në vështirësi serioze ekonomike në pamundësi për të kryer investime e ndërkohë dy prej tyre Kavaja dhe Vora të konsideruara në rrezik falimenti.Bazuar në raportin për të ardhurat e pushtetit vendor totali i detyrimeve të prapambetura arrin në 6.930 miliardë lekë, edhe pse në rënie me 1.239 miliardë lekë krahasuar me vitin e kaluar, përsëri borxhi është tepër i lartë dhe pesha më e madhe është e përqendruar në tre bashki.Janë 16 bashki që gjatë vitit të kaluar kanë rritur ndjeshëm detyrimet e prapambetura, ndër to 6 spikasin për rritjen më të madhe Bashkia Vorë (+687.9 milionë lekë), Bashkia Malësi e Madhe (+204.4 milionë lekë), Bashkia Roskovec (+156.8 milionë lekë), Bashkia Belsh (+87.8 milionë lekë), Bashkia Divjakë (+62.7 milionë lekë)dhe Bashkia Kuçovë (+92.2 milionë lekë).

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.