Janë gjasat që Ditmir Bushati të emrohet Këshilltar për politikën e jashtme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në një takim miqësor ish-ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati. Mësohet që Bushati pritet të jetë këshilltar i kryeministrit Kurti për Politikë të Jashtme dhe marrëdhënie me Shqipërinë.Por akoma nuk ka një informacion zyrtar nga qeveria e Kosovës. Ajo që dihet mbetet se Ditmir Bushati është një nga politikanët më profesionist dhe më korrekt.