KOPLIK/ Edhe një herë si në kohen e Nanos..

0
452
Zona ekonomike e Koplikut, Ministria e Financave hap garën për oferta deri më 10 korrik
Ministria e Financave pret oferta deri me datën 10 korrik nga të gjithë investitorët e interesuar për zonën teknologjike dhe zhvillimit ekonomik të Koplikut në Malësinë e Madhe.
Vlerësimi i kompanive do të bëhet përmes një sistemi pikëzimi ku pjesën më të madhe e merr kapaciteti financiar dhe mundësia e financimit të projektit me 40 pikë dhe më pas vjen propozimi teknik për ndërtimin e zonës.Mund të jetë një imazh i buall musk dhe teksti që thotë "seeking"
Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin është 99 vjet ndërsa sipërfaqja e kësaj zone ekonomike për shfrytëzim është 61. Veprimtaritë që do të zhvillohen në këtë zonë do të jenë kryesisht të llojit: prodhuese, industriale dhe agro përpunimi; tregtare dhe magazinimi mallrash dhe shërbime.Mund të jetë një imazh i teksti
Ndërsa periudha e funksionimit do të jetë 99 vjet dhe mund të jepet me qira me çmimin simbolik “1 euro”.
Për herë të parë në vitin 2007, qeveria shqiptare, mori një vendim për shpalljen e një zone prej 61 hektarësh në Koplik si “Park industrial’.
Në atë kohë ndërtimi i zonës do të kontraktohej me koncension që do të zgjaste 35 vjet por një projekt i tillë nuk u realizua.Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe teksti
Ndërkohë që në vitin 2016, kjo zonë u shpall për ofertë me ndryshimin e vetëm që nuk u konsiderua më “park industrial”, por një “zonë e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik”. Zona teknologjike dhe zhvillimore e Koplikut ka një pozicion strategjik pasi krijon ndërlidhje me Malin e Zi, Serbisë dhe Kosovës.Mund të jetë një imazh i 14 persona dhe persona duke studiuar

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.