Policia shqiptare në pikën kufitare të Hanit të Hotit dhe ajo e Malit të Zi janë paisur me një sasi prej 500 maskash mbrojtëse në këtë kohë pandemie në një aktivitet të organizuar nga IPA Shqipëri, konkretisht dega e Shkodrës e kësaj organizate IPA Skodrini Region.Dhurimi i maskave u bë me mbështetjen e konsullit të nderit të Austrisë në Shkodër Gjergj Leqejza. Kreu i IPA për Shqipërinë Skender Doda figurativisht tha se shpresojmë që këto të jenë maskat e fundit që përdoren dhe vlerësuan punën e efektivëve që janë në vijën e parë ndaj COVID-19.Drejtuesit e policisë për migracionin dhe asaj të kufirit të gjelbër në Malin e Zi falenderojnë palën shqiptare për dhurimin e maskave mbrojtëse.Konsulli i Nderit i Austrisë në Shkodër Gjergj Leqejza që mundësoi dhurimin e maskave shërben që të ketë ndihmuar sa më pak efektivët e policisë të dy vendeve.
Edhe më përpara organizata policore IPA me mbështetjen e konsullit të nderit të Austrisë Leqejza kanë mundësuar dhurim të maskave për drejtorinë vendore të policisë Shkodër.Me këtë “shpenzim” konsulli i nderit i Austrisë në Shkodër edhe njëherë ka treguar se dinë ku të kontribojnë. Në fakt tashmë kur situata , ose e thënë ndryshe beteja me kovid 19 po fitohet edhe në Qarkun e Shkodres. megjithëatë më mirë vonë se kurr.