Kol Lekë Lula, këngëtar i traditës maje krahu, kishte një karrocë e punonte në fermë mesa me kujtohet. Kishte një zë kumbues që e lëshonte kur grahte karrocen. Vinte në çdo festë të Hotit të Ri, Shnjonin e Hotit, dhe aty te Logu këndonte kënge maje krahut me Rrok Vujin e hotjanë të tjerë.

Kol Leka ishte një burrë tradite, miqësor, i cili kishte shumë miq e shokë edhe në Hot të Ri. Në foto Tom Marashi dhe Kol Leka në festivalin folklorik të Gjirokastres. Në foton tjeter është i ulur pran Cin Daisë babai i Tish Daisë, Tonin Daia është me fizarmonikë në festen Shnjoni i Hotit.
Edhe e bija Filomena Leka ishte një këngëtare e njohur në Shkodër.
Ka pas shumë njerez të thjeshtë që kishin pasione për këngët popullore dhe në kushte të veshtira e kultivonin atë si një gurrë e pashterrshme, e këta nuk duhen lënë në harresë.
K. P. Traboini –Fotografia me ngjyra është marrë nga Vasel Gilaj.