Kombëtarja shqiptare në alarm para sfidës me Hungarinë. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, zyra e shtypit të FSHF-së, ka bërë me dije se ditën e djeshme është larguar nga grumbullimi mbrojtësi Erjon Hoxhallari si edhe fizioterapisti i Kombëtares, Arzen Voci, të cilët pas testeve të kryera kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.Hoxhallari dhe Voci janë larguar menjëherë nga hoteli ku gjenden të grumbulluar për t’u karantinuar dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. Gjithashtu bëhet me dije Hoxhallari nuk do të jetë pjesë e Kombëtares për dy ndeshjet që cilësohen si vendimtare për Shqipërinë.