“KETE DIMER NUK RA DEBORE” OSE “OVE GODINE NIJE PAO SNIJEG” NGA SKENDER TEMALI

0

Pa mëdyshje që duhet vlersuar si një arritje jo vetem e shkrimtarit Skender Temali , por pse jo edhe e shkrimtarve shkodran dhe shqiptar, botimi i ketij libri me tregime në gjuhen Malazeze, nga një shtepi botuese ne shtetin fqinj. Realisht Shkrimtari Skender Temali e ka ndjerë shijen e botimit të veprave të tij jashtë kufijve shqiptare edhe kohë më parë , kur i që botuar një Roman ne Maqedoni. Kësaj rradhe ky botim i këtij vllimi me tregime ne Mal të Zi , dhe i perkthyer mjeshterisht nga Pjeter Dreshaj një Shqiptar në Mal të Zi, por një njohës mjaft i mirë i gjuhes Malazeze. Profesor Pjeter Dreshaj e ka marre persiper perkthimin e vllimit me tregime të shkrimtarit Shkodran Skender Temali, me porosi të Biblotekes Sinteze KanjigaxI në podgorice. Vllimi me tregime Këte dimer nuk ra debor, ose ne gjuhen Malazeze Ove godine nije pao snijege, është promovuar paradreken e së shtunes se dates 20 Tetor 2018 në bibloteken “Marin Barleti” të qytetit Shkoder. Të pranishmit intelektual , shkrimtar dhe poet nga qyteti i shkodres, Kopliku dhe Tuzi kanë vlersuar këte botim ne standarte te larta, jo vetem të cilësisë së botimit, por edhe të perkthimit dhe rrefimeve mjaftë domëthënësë të autorit Skender Temali, Natyrisht si gjithënje intelektuali i dyanshem Dimitrov Popoviq e ka vlersuar këtë si një urë bashkpunimi në mes dy popujve fqinj me njëri tjetrin. Pas promovimit nje kafe mes miqesh ne kafen e preferuar të Shkrimtarve Shkodran Bar- Kafe “Venecia”.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.