G, Vuçaj
DUA TË VUAJ
-motiv per tekst kënge-
Ajo ditë ishte më e bukura
Kur t’takova në mes t’shkodres
N’buzët e tu, thua kish ra flutura
Je buzeqeshja e gjithë botës
Nga goja jote plotë embëlsi
Dilnin fjalët si uji prej kroni
N’zëmrën time plot me dashuri
Dhuratë ma t’bukur s’më bëntë zoti.
Një gotë vërë në buzët e tua
Ndezi zjarrin e një dashurie
Prej shekujsh aty kishte qëndrua
Duke me dhëne caste lumturie
Këshilla jote, s’dua të të bej të vuaj
Jemi shoke , keshtu më mirë të rrim
S,dua të të bëj të vuash jam e tjera kuj
Jo ska dashuri pa vuajtje, o shpirti im.!
TI JE POEZIA IME
-Në ditën e poezisë-
Në jetë kam njohur shumë njerëz
Tashmë kë kam shok dhe mik e di
Kam njohur dhe nga ata lavjerës
Si zvarranik shtireshin për miqësi.
Oh , këta njërz i seleksionon koha
Kjo i vë të gjithë në provat e saj
Një varg mangut si një shok që se njoha
Dhe ty si një fajtore si nje fajtore pa faj!
Ah moj poezi, me ty ku nuk me shkeli këmba.
Si në dimer , pranëverë, verë apo vjeshtë
Kam shkelur në barë të njome , dhe në gjëmba
Shkruaj për ty, e prish një varg, rregulloj një rresht.
Tani fluku im ka marr nje tjeter ngjyre, në të zbardhje
Rruga ime vazhdon të ketë gjithëshfar bashkërrugëtaresh
Disa në ikje me vrap, dikush dhe ti ngadal në ardhje.
Dimër , vërë ecje luftarake mes shuarje zjarresh…
Gjitha vuajtjet e mija deri me tani vetem vet i arnova
Kush desh t’më ndihmojë dhe pëngoj, mjaft mirë e di
Vargjet për ty mundimtare jete, për Ty e dashur i shkrova
Po ku ka gjë më të shenjtë , më njërzore se Ti.. o Poezi.!
SOT NEDITEN TENDE POEZI
Sot në diten tënde o poezi
Kisha vëndos t’mos shkruaj
Po ku të lënë pushim ti…..
Ndaj për vargun dhe ty po vuaj…
Sot është dita jote o Poezi
Ndërsa ti në ditet e mia
me ke fal jetë dhe dashuri
Tek ti poezi gjëndet qetësia..!
KAM FRIKË TË THEM TË DUA
Ti je më e bukura që unë kam pa
E brisht , me një shpirt të ëmbël
Syri i njomë faqet duke lotu apo duke qa
Kur shkruaj me ty më drithëron në zëmër
Sa shumë u ruhëm fjalve kur me Ty shkruaj
Kam frike të të them fjalën e moçme të Du
Nuk dua të të humbas , ndaj flas dhe druaj
Të paktën të të kem mike , mjaftueshem për mu
Orët e vona të komunikimit, koha me ëmbël
Kur ikën ti , dhe gjumi ka marrë arratinë
Çuditërisht më ke torollosur në shpirt dhe zëmër
Mëndimet flëjnë dhe zgjohen dhe me Ty rrinë.
MËNDOJ
Mendoj një krua që rrjellë
Dhe etja më shumë në fyt me djeg.
Mendoj një fjalë të urtë…
Perpara më del një budallah
Oh sa mendohdet i mënçmi ,
I marri i ka krye punët…..
Mendoj këtë mbrëmje për Ty
Se si dhe pse as sonte s’jemi bashkë
Mendimet e gjata të kësaj mbrëmje
Më ndezin zjarr në zëmër dhe tymosin në mëndje..
VETËM PËR TY…..
Jetë, keëngë, dritë, hapësirë
cfarë tjetër të të dhuroj në këmbim
Që vetëm ti të ndihesh mirë….?!
Me lumturinë tëndë pambarim.
Qeshu mike, jepi zëmrës këngën
për të tretur cdo merzi….
Shih lulet që për Ty po ëndin
kët pranverë plotë dashuri….
Vetëm për ty boten e pushtoj…
Oh.. se gati qesh duke harrua
Lerëm si mike t’ju perqafoj
Dhe … vetem per TY e kam rrezervua..
…..Copza poezie
Çuditërisht disa të ri,
Ç’do mëngjes
E pijnë ditën
Me një gotë raki.
…..
Në mbrëmje perpëliten
Dhe betohen se do bëjnë
Me detin bëra fjalë
Nuk fola fare me burimin
Puthja i kish thar…..
Per t’na njomur Shpirtin…
….
Sonte nuk do ha e as nuk do pi
Per haterin e buzëve që ruajne at puthje
Embëlësinë e saj nuk dua ta fshij ….
ËNDËRR—(lejtmotivë për këngë)
Veç syt e tu të qeshur
Zëmrën ma paqtojnë
Në ëndërr si i dehur
Lodhjen ma pushojnë
Je një lule e bukur
Ëndrra ime e zgjuar
Ti më bënë të lumtur
Ëndërr e pa gabuar
Zgjuar t’shoh në ëndërr
Shtratin si lule ma zbukuron
Asnjëri s’kemi faj moj zëmër
Në ëndërr me vjen dhe shkon…
MODA DHE PIKTURA
Sonte është natë e ftohtë
Të gjithë kanë zënë të flënë
Unë jamë ënde zgjuar
Si një ushtar me pushkë
Si një poet me pënë
Vargjet i ruaj për të shkruar
Per ty që mbase je në të butin shtrat
Hënën dhe yjet i kam dëshmitar
Mendimet i bluaj mbi asfalt
Dhe ndoshta…..perjetësisht të ndarë….
FATI I JETËS
Vitët mbi supe u peshojnë
Ndaj dhe ua ka krrusur shpinën
Hallet mbi supe u rëndojnë
Harruan ditën se kur lindën
Ecen ky çift nga të gjithë harruar
Femijët në botën e largët tretur…
Në kerkim të tyrë rrugen kan ngatrruar
Fati jetes , i ka krrusur , i ka hedhur…