Jam mirë, jam shumë mirë, e bëj punën time si gjithmonë”. Kështu i është përgjigjur Kryeministrja italiane ditën e djeshme gazetarëve në lidhje me vendimin e ndarjes së saj nga bashkëshorti, Andrea Giambruno.“Nuk ka asnjë pjesë politike, nuk e di çfarë nuk është e qartë për faktin që nuk dua të flas më për këtë”- I ka thënë ajo më tej gazetarëve.I gjithë opinioni publik u trondit kur Meloni ditën e premte lajmëroi fundin e martesës së saj 10-vjeçare me Andrea Giambrunon. 43-vjeçari me profesion gazetar një ditë më parë u filmua teksa bisedonte me një vajzë për të kryer marrëdhënie seksuale.