Në Troshan Zadrimë, pranë varrit të vëllait At’Gjergj Fishtës, Çupit(i biri i Ndok Simon Ndoc Pacit), u vra 21 vjeçar në vitin 1896! Varri është ruajtur i paprekun që nga dita që është ndërtuar para 126 viteve! Emri Çup i vellait të Fishtës, është i trashiguar nga gjaku i origjinës, familja Paci në Domgjon të Mirditës, ku emrin Çup është trashiguar në disa breza!
Çupi ishte vëllai i vogël i Gjergj Fishtës, i cili u vra padrejtësisht në moshën 21 vjeçare, në vitin 1896, gjatë rrugës për te Kisha e Troshanit, pas një konflikti rastësisht gjatë rrugës!
Varrimin e drejtoj vetë At’Gjergj Fishta i cili ishte 25 vjeçar! Nga dhimbja e madhe e humbjes së vëllait At’Gjergji shkroj poezinë “Gjaksori”!
Një vit pasi i vranë vëllain Çupin, At’Gjergj Fishta mblodhi familjarët e tij dhe ju kërkoj t’ja falnin gjakun dhe të pajtoheshin me personin që vrau Çupin dhe familjen e tij, se në ato vite At’Gjergj Fishta, i printe pajtimeve të gjaqeve dhe në familje të tjera në Zadrimë, Shkodër etj!
Familjarët e Fishtës pranuan ta dëgjojnë At’Gjergjit dhe ja falën gjakun e Çupit, hasmit të tyre, duke e bërë bërë kumbarë shtëpie! Ishte vetë At’ Gjergj Fishta, që e fali gjakun e vllait dhe e bani kumbarë shtëpie përsonin që i vllau vëllain!
Njëhkohsisht At’Gjergj Fishta, bani kumbarë shtëpie për herë të dytë, personin që u plagos me të njejtin plumb që i ra Çupit, e ky ishte Zef Lazer Zefi, stërgjyshi i historianit Paulin Zefi i cili është Përgjegjes i trashigimisë kultirore Lezhë!
I njejti plumb që i ra Çupit, doli nga trupi i tij dhe plagosi, kumbarën e Çupit, që ishte Zef Lazer Zefi, stërgjyshi i historianit Paulin Zefit, ku familja e tij ka trashiguar kumbarinë me familjen e Fishtës ndër breza, që nga stërgjyshi i tij,Zefi, që u plagos nga i njejti plumb që i ra Çupit, vëllait të Fishtës!
I ati i Gjergj Fishtës, Ndoka i biri i Simon Ndoc Pacit, kishte katër fëmijë, një vajzë me emrin Lena dhe tre djem, Zefin që u pagëzu me emrin Gjergj, Lekën dhe Çupin, të cilin e therrisnin edhe Simon jashtë familjes, se nē Zadrimë emri Çup ishte rast i rrallë, por siç e shpjeguan familjarët e Fishtës e quanin Çup, emër i trashiguar nga gjaku i tyre i vendorigjines, familja Paci në Domgjoni!
Pas vrasjes së Çupit, At’Gjergj Fishta, kishte vetëm një vëlla Lekën, i cili la një vajzë Gjysten dhe pesë djem, Nduen, Gjinin, Markun, Shukun dhe Kelin, të cilet sot kan një numër të madh trashigimtarësh, që njihen si pasardhësit e vëllait të Fishtës, Lekes të Ndok Simon Ndoc Pacit!