Nga Ankaraja ku është i shtruar në spital në perballje me covid19 ,mytftiu imam Muhamed Sytari ka percjell një mesazh për të gjithë.
“Të dashtun të zemrës,
Deri më sot, jam rrethuar nga një pafundësi mesazhesh, urimesh, lutjesh e shkrimesh të ndjera nga çdo cep i botës. Nëpërmjet tyre më keni përcjellë mirësi e bekim, që s’ua kthej dot edhe po të sforcohem deri në kiamet!
Dua t’ju kërkoj ndjesë për pamundësinë time për të kthyer çdo mesazh e lutje, edhe për shkak të gjendjes sime shëndetësore, që nuk shkon sipas dëshirës sime. Është luftë e pandalshme, me të papritura e befasi të çuditshme.
Prandaj, më ndjeni dhe lutuni për mua. Nëse do e kaloj këtë prag, Allahut i qoftë falënderimi! E nëse Ai ka shkruar diçka tjetër, elhamdulilah dhe hallall ju kërkoj!
Në këto momente, lutjet e mia, mendimi dhe krejt përkushtimi im është me Haxhi Babën tim të shtrenjtë, që po lufton shumë më fortë e në zemër të kësaj sprove!
Allahu ju dashtë e ju bekoftë!”
Imam Muhamed B. Sytari