..S’KA ME TË BUKUR SE MIS BJESHKA – Nga Ilmi Kurti- Mjeshter i Madh!!

——————————————–

. I Kësaj po i thonë Malësia e Madhe,
Që i ka bjeshkët plotë me borë,
Krenaria e tanë shqiptarëve,
Krenari të jesh malësorë.
Nuk ka zana as shtojzavalle ,
Por ka shqipet që fluturojnë,

Malësorët kanë veç këngë e valle
Bjeshkët mblillen e kuvendojnë.
Me Xhublet veshin malësorja,
Hijeshi i ka dhanë vendit,
Djem sokola dy mertosha,
Zoti i vuni n’krye t’vendit.
Prej n’Kelmend e n’Prrua t’Thatë,

Tregon vlerat që i mbartë.
Krenaria e t’gjithë kombit.
N’asnjë vënd n’trojet shqiptare ,
S’ka ma t’bukur se Mis Bjeshka,
Kësaj pra i thonë Malësia e Madhe,
Që i ka miset “mbretnesha”.22.07.2022.