Lekë Imeraj – Shkrimtar dhe Përkthyes
Shumë njerëz i mendojnë homoseksualët si njerëz të degjeneruar dhe të padenjë për shoqërinë. Jo vetëm kaq. Historikisht ata janë diskriminuar dhe persekutuar, si pjellë e djallit.
Homoseksualiteti nuk është çështje kulture as edukimi. Ai është i lindur bashkë me njeriun dhe është po aq i lashtë sa vetë njeriu. Shumë personalitete botrore, të cilët kanë mbetur në historinë e njerëzimit, kanë qënë homoseksualë. Të tillë mendohen Akili, Aleksandri i Madh, Jul Çezari, Rikard Zemerluani, Frederiku i Madh, Lorenci nga Arabia etj. Që në Testamentin e Vjetër, seksi brënda llojit, u mendua vepër e shejtanit, u ndalua dhe homoseksualët u ndëshkuan. Me epokën e re, pas Krishtit, masat kundër homoseksualve u ashpërsuan akoma më shumë. Kulmi i torturave arriti në periudhën Viktoriane.Në Gjermani, në kohën e sundimit të Hitlerit, u hodh ideja se, homoseksualiteti ishte sëmundje ngjitëse dhe po aq e rrezikshme, ashtu si dhe kolera. Kjo me qëllim që të përligjeshin të gjitha mjetet e luftës kundër homoseksualve dhe homoseksualizmit. Dhe ashtu u bë. Shumë nga homoseksualët u vettredhën. Të tjerë u tredhën me detyrim. Nuk mjaftoi e gjithë kjo. Ata u grumbulluan në kampe perqëndriumi dhe përfunduan në dhomat e gazit. Rezultati i gjithë kësaj masakre antinjerëzore ishte vetëm zhdukja fizike e disa homoseksualëve. Tek homoseksualizmi nuk ndryshoi asgjë. Në shoqëri të tjera, më moderne, janë përdorur forma dhe mjete mjekimi me qëllim rikthimi të homoseksualëve në heteroseksualë. Në Amerikë, nga fundi i mandatit të presidentit George W. Bush, u shfaq ideja e mjekimit. U krijua një lëvizje, „ex-gay movement“ e cila e mendonte homoseksualitetin si semundje të mjekueshme. Qindëra klinika dhe mijëra terapistë u angazhuan me këtë lëvizje. Një masë e madhe besonin se, 30 për qind e homoseksualve që iu nënshtruan terapisë, u shëruan. Në klinika, pacientët për dy javë paguanin 2500 dollarë dhe për gjashtë javë paguanin 6000 dollarë. Terapistët tregonin se kishin qënë vetë homoseksualë dhe, pas terapisë, ishin kthyer në burra normalë. Lëvizja e kundërt „It is O.K. to be Gay“, e kundërshtonin terapinë. Ata shpreheshin se ky ishte turpërim dhe diskriminim për homoseksualët gjë që i rëndonte shumë ata. Sipas tyre, i gjithë rezultati i terapsisë ishte vetëm shtimi i numurit të vetëvrasjeve tek homoseksualët. Në vitin 2009, shoqata e psikollogëve të Amerikës (APA), e kundërshtoi hapur teorinë e terapisë. Ata u shprehën se, një riorientim seksual, për t’i kthyer homoseksualët në heteroseksualë, nuk funksionon dhe se, 150 000 terapistët, duhet të heqin dorë nga ideja e tyre dhe ta ndërpresin mjekimin. Më e shumta që mund të arrihej me atë terapi, mund të ishte që, t’u mësonte njerëzve të injoronin ndjenjat e tyre dhe ta kundërshtonin joshjen homoseksuale. Ata u shprehën qartë se, terapia, ka shtuar depresionin tek homoseksualët dhe ka rritur numurin e vetëvrasjeve tek ata. Statistikat botërore të vetëvrasjeve tek homoseksualët janë trondiëse. Sipas psikollogut gjerman, Josef Sachs, 30 për qind e adoleshentëve që bëjnë vetëvrasje, janë homoseksualë. E gjithë kjo tragjedi ndodhë për faktin se, llogjika e tyre e brishtë, nuk është në gjendje të përballojë terrorin psiqik të mjedisit ku ata jetojnë, sidomos të familjeve të tyre. Përfundimisht, psikollogja moderne, ka arritur në përfundimin se, orientimi seksual, është i programuar në trurin e njeriut. Ky programim, zhvillohet që në barkun e nënës dhe, gjatë gjithë jetës nuk mund të ndyrshohet, në asnjë rast dhe në asnjë rrethanë. Kështu shprehet studjuesi i trurit, hollandezi Dick Swaab. Ideja e vjetër se, ne jemi në gjendje të zgjedhim vullnetarisht orientimin seksual, vazhdon të shkaktojë vuajtje të mëdha. Swaab thotë se: Ideja se, mjedisi social influencon mbi orientimin seksual të njeriut, ka shkaktuar persekutime të mëdha mbi homoseksualët e pafajshëm. Argumenti më i fortë që, e hedh poshtë mendimin se, forma të veçanta të të jeturit ose mjedisi, imfluencojnë në orientimin seksual të njeriut, është fakti që, të gjitha provat në këtë drejtim kanë dështuar. Metodat e përdorura janë shumë më të tmerrshme nga sa mund të mendohen. Çfarë nuk është provuar dhe çfarë nuk kanë përjetuar homoseksualët në kurrizin e tyre. Mjekimi me hormone si testosteronë apo oestrogen, tredhja nuk kanë dhënë asnjë rezultat. Eshtë përdorur edhe elektroshoku dhe rastet epileptike. Sipas Oscar Wilde, të gjitha burgosjet dhe torturat kanë qënë pa rezultat. Janë kryer edhe transplantione testikulash dhe, eksperimentuesët e kanë quajtur sukses nëse një homoseksual, ka pickuar një infermiere në prapanicë. Edhe në trurin e homoseksualve janë bërë nderhyrje. Asnjë rezultat. Për një shoqëri moderne, e vetmja rrugë zgjidhje normale, për homoseksualët është, pranimi dhe njohja e tyre. Ata nuk duan as mëshirë dhe as keqardhje. Homoseksualët ndjehen aq mirë në nënlëkurën e tyre, sa dhe gjithë meshkujt e tjerë. Ata nuk vuajnë se janë të tillë por, nëse nuk guxojnë të jenë ashtu siç janë. Në një shoqëri moderne, ata e gjejnë vetë rrugën e tyre.