Flora Coku
Shoqata e Pensionistëve Selanik zhvilloi me sukses ekskursionin në Pozar dhe në Edhesa.
Fryma vëllazërore, njohjet e reja midis tyre, programi i pasur dhe me surpriza krijuan një atmosferë gëzimi dhe hareje, të kulturuar dhe rinore, si në banjot e Loutra Pozar, në drekën në restorant të njohur të zonës shoqëruar me këngë e valle shqiptare dhe greke, ashtu edhe në kataraktet e famshme dhe kafenetë e Edhesës.
Në kthim për Selanik autobuzi mbarte njerëz më të rinuar, më të gëzuar, më të lidhur me njeri tjetrin. Drejtuesit e veprimtarisë, Kryetarja e Shoqatës Kostandina Gegeni, Sekretari Kosta Kristidhi, anëtarët e KD Rafail Lipi dhe Qemal Hoxha, etj. dëshmuan aftësitë e tyre organizative duke përcjellë frymën dhe misionin e Komunitetit Shqiptar të Selanikut.