Gomistëri “Sela 1” vazhdon traditën e dhurimit për njerzit në nevojë

0

Do të ishte e dobishme , madje  një vlerë e shtuar  në qytetin e Shkodrës, nëse edhe  biznese të tjera  tregojnë  gatishmerinë etyre për të  bashkpunuar  me Bashkinë Shkodër  dhe   shoqaten“ Për mbrojtjen e të drejtave të  Njeriut”, kështu siç vepron “ Gomistëri Sela 1 “në Shkodër , është shprehur  krahas të tjerave Rozina Sytari specialist e drejtorisë së sherbimeve sociale në Bashkinë Shkoder.Një traditë e mirë , një  bashkpunim  i përkryer  ndërmjet  Kompanise  së “Gomisterisë Sela 1” dhe shoqatës  për mbrojtjen e të drejtave të  njëriut, ka  bërë që tanimë   çdo vitë  tu gezohen zëmrat , tu  mundësohet   një sofër festë e shtruar  disa prej familjeve  më të  varfëra  që ka  qyteti i Shkodrës.Kësisoj edhe këtë fundviti  kështu ka ngjarë,ku u  është  shtuar  buzëqeshja   disa familjeve  të  varfëra. Ndaj   për të konkretizuar  më së miri  këtë dhuratë, duke mos lënë asnjë shtegë  abuzimi   është   konsideruar  i   dobishëm edhe  bashkpunimi drejtorinë e shderbimit social  në Bashkinë   Shkodër, ku në  fjalen e saj   Rozina Sytari specialist pranë kësaj drejtorie   ka   vlersuar  faktin se ky  bashkpunim është   një  mësazh edhe për  biznese të tjera  në  Shkoder.Mjaft të  gëzuar janë shprehur edhe  këta përfitues të kësaj pakete dhuratë nga  ky bashkpunim  kaq i efektshëm.

 

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.