Përgaditi: prof,Luljeta Avdiu Cura
800 milionë europianë në mbarë Europën, të cilët përfaqësojnë 47 vendet anëtare të Këshillit të Europës, inkurajojnë mësimin e sa më shumë gjuhëve, në çdo moshë, brenda dhe jashtë shkollës. Të bindur se diversiteti gjuhësor është një mjet për të arritur një mirëkuptim më të madh ndërkulturor dhe një element kyç në trashëgiminë e pasur kulturore të kontinentit tonë, Këshilli i Europës e promovon shumëgjuhësinë në mbarë Europën.Me iniciativën e Këshillit të Europës në Strazburg, duke filluar nga viti 2001 në çdo 26 shtator festohet Dita Europiane e Gjuhëve sëbashku me Komisionin Europian.Këtë vit kjo ngjarje e rëndësishme u shënua në shkollën fillore “Bedri Elezaga” në Katërkollë me datën 24.09.2021 me një program të pasur artistik të përgaditur nga mësimdhënësit e gjuhës angleze, shqipe, malazeze, gjermane si edhe nga mësimdhënësi i kulturës muzikore.Si mysafir të veçantë në shënimin e kësaj ngjarjeje ishin të ftuar kryetari i komunës z.Aleksander Daboviq, i shoqëruar nga stafi i tij e poashtu edhe zonjusha Yuka Kamiya(nga organizata shtetërore Jica) dhe stafi i saj të shoqëruar nga z.Saubih Mehmeti.Me këtë rast mysafirët i përshëndeti drejtori i shkollës z.Mustaf Bardhi, i cili falenderoi dhe përshëndeti stafin e shkollës, mysafirët, prindërit dhe në veçanti nxënësit me shpresën se kjo shkollë do të përfaqësohet denjësisht nga nxënës që me përkushtimin e tyre do ta ngrisin lart e më lart emrin e shkollës.
Në fjalën e tij kryetari i komunës z.Aleksander Daboviq u shpreh se është i lumtur që gjendet pranë institucionit “Bedri Elezaga”, një institucion që me punë ka dëshmuar që është institucion serioz dhe këtë më së miri e tregojnë sukseset e shumta të kësaj shkolle ndër vite.
Pjesa e parë e programit u përmbyll me fjalët përshëndetëse, recitimet në gjuhë të ndyshme dhe me mesazhet e paqes e poashtu edhe me dy pika muzikore me violinë dhe me piano si edhe me lëshimin në ajër të ballonave të paqes.Në pjesën e dytë të programit u mbollën tri rrënjë ullinj në oborr të shkollës, ndërsa një ulli dekorativ u vendos në ambjentet e mbrendshme të shkollës.Ullinjt që u mbollën nga kryetari i komunës Daboviq, drejtori i shkollës Bardhi, sekretari Reshit Cuca, arsimtarët Reshit Ujkashi, Rexhep Lika, Rita Avdiu dhe Yuka Kamiya për nder të kësaj dite u quajten European Day of Languages Olive trees.Ky aktivitet nxorri në pah talentin që kanë nxënësit për gjuhët e huaja dhe njiherit edhe talente të tjera dhe këto shkëndija një ditë patjetër do të bëhen yje.Mund të konstatoj se rëndësia e mësimit të gjuhëve të huaja nuk është vetëm në aspektin e komunikimit. Të mësuarit e një gjuhe të huaj sjell përfitime që shkojnë përtej të kuptuarit dhe realizimit të një bisede.Nga studimet e fundit është treguar se të mësuarit e një gjuhe të huaj i bën njerëzit më tolerantë, përmirëson këndvështrimin e tyre dhe i bën që ta shohin botën me një sy tjetër. Këto kërkime shkencore kanë treguar se ekzistojnë disa lloje inteligjencash që janë të lidhura drejtpërdrejtë me të mësuarin e një gjuhe të huaj.Vlera e të mësuarit të një gjuhe të huaj duhet të shikohet edhe në aspektin kulturor, do të thotë një pasurim edhe në këtë aspekt.Në këtë mënyrë njerëzit bëhen edhe më tolerant dhe me një bagazh më të gjërë të kulturës.Bagazh të cilin mund ta vejnë në funksion të vetvetës por edhe të komunitetit.