Nuk kam patur , dhe nuk kam frike të jem komunist e para ;Se komunistet nuk trëmben , por edhe per faktin se Shkodra ka që në dhe mbetët , qytet i kulturës i tolerancës fetare dhe bindjeve politike, vetem ai që nuk ka jetuar në Shkoder flet ndryshe për shkodren , është shprehur kështu vëçmas të tjerave sekretari i Partisë Komuniste Shqiptare Gjon Bruçi në emisionin Fjala për ju në Tv Kopliku.Nese socialistët të trëmbur nga ngarkesat politike të çastit do e perjashtojnë nga grupi parlamëntar deputetin e Lushnjës Bujar Çela, i cili doli hapur në mbeshtetje te simbloeve dhe figurës së Enver Hoxhes, sekretari komitetit Qëndror të Partisë Komuniste Gjoni Bruçi në një prononcim gjatë emisionit Fjala Për ju” është ndalur dhe ka vlersuar pozitivisht dekleratën e depuetit socialist. Ndersa i pyetur rreth faktit se jeton dhe ushtron veprimtarinë politike në Qarkun Shkodër , dhe për më tepër në qytetin e Shkodrës, djepin e demokra cisë Shqiptare, Gjon Bruçi ka vlersuar faktin se Shkodra është qytet i kulturës dhe tolerancës qytetare, ndaj këtu më mirë se kudo njeriu mund të shprehin hapur qoft bindjet politike , po kështu edhe besimin e tij.Ndërsa i pyetur nëse shpreson që një ditë forca e tij politike do të perfaqësohet në kuvëndin e Shqiperisë Gjon Bruçi ka theksuar faktin se ështe realisht ëndë herët që votuesit të besojnë tek alternative e Partisë Komuniste, kjo për vret fasktin se swe spektri politik po “pushtohet nga dy parti që nuk ndryshojnë shumë nga njëra tjetra.