Gjeografia dhe studimi i territorit

0
Territori na përket të gjithëve dhe i ngjason një organizmi të gjallë, ku sistemet duhet të bashkëpunojnë. Territori dhe e ardhmja e tij është çështje që duhet të na interesojë dhe duhet të përfshihemi në studimet dhe diskutimet rreth tij, pasi është një karakteristikë thelbësore e jetës së përditshme politike dhe social-ekonomike. Për këtë arsye zhvillohen ekspeditat dhe studimet në terren me studentët e Gjeografisë, pranë Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.
Studimet dhe praktikat në terren janë pjesë e rëndësishme për njohjen e territorit nga studentët e gjeografisë, pasi vlerësimi dhe menaxhimi i mirë i territorit, inkurajon ndërveprimin ekonomik dhe formaton në mënyrë të ndërsjelltë strukturën e tregjeve.
Duke njohur territorin, përftojmë njohuri mbi diversitetin natyror dhe human të trevave shqiptare; veçoritë natyrore, social-ekonomike, kulturore e mjedisore të rajoneve dhe ndërveprimin midis tyre.
Terreni është metoda bazë dhe më e suksesshme, më e saktë, më e vërtetë dhe që sjell rezultat praktik e zhvillim shkencor të gjeografisë.Mund të jetë një imazh i 8 persona, njerëz në këmbë dhe ujëvarë
Praktika mësimore në terren i shërben studentëve për një përvetësim praktik të dijeve dhe konkretizim sa më të mirë të njohurive teorike të marra gjatë zhvillimit të leksioneve.
Praktika mësimore dhe studimet në terren u shërbejnë studentëve të Gjeografisë në:
1.Njohjen me tiparet dhe veçoritë e gjeografike të rajoneve të Shqipërisë, si dhe marrëdhëniet ndërmjet njeriut dhe mjedisit;Mund të jetë një imazh i 9 persona, njerëz në këmbë dhe mal
2.Rolin e faktorëve kryesorë natyrorë që kanë përcaktuar larminë e theksuar të ndërtimit gjeologjik, të relievit, klimës, hidrografisë, tokave, mbulesës bimore e botës shtazore dhe të komplekseve fiziko-gjeografike;
3.Njohjen me format me kryesore të relievit strukturoro-eroziv në Shqipëri: kreshtat monoklinale, rrëpirat e shkëputjeve tektonike, luginat strukturore, depresionet tektonike dhe ato sinklinale;Mund të jetë një imazh i 6 persona, njerëz në këmbë dhe mal
4.Njohjen me lëvizjet natyrore dhe hapësinore të popullsisë, strukturën e popullsisë sipas vendbanimeve dhe prirjeve të kohës të urbanizimit dhe industrializimit.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.