Pas lidërit të demokratve Shqiptar dr. Sali Berisha I cili ka shprehur publikisht mbsështetjen e tij ndaj Forumit Shqiptar në Tuz për zgjedhjet vëndore të datës 5 Mars në Komunën e Tuzit në Malin e Zi , ka që në kreu I Bashkisë M.Madhe TGonin Marinaj I cili ka ftuar publikisht malësporët të mbështesi n dhe të votojnë numërin 5 , pra listen e Forumit Shqiptar. Ja ftesa…
Të nderuar qytetarë të Komunës së Tuzit, motra dhe vëllezër Malësor ju ftoj që të votoni kandidatët e Forumit Shqiptar në zgjedhjet lokale të 5 Marsit.
Ndihem i lumtur kur shikoj që shqiptarët e Malit të Zi dhe Diasporës janë të bashkuar dhe të vendosur për të çuar përpara zhvillimin e Malësisë së Tuzit.
4 vitet e qeverisura nga Nik Gjeloshaj kanë qenë model i qeverisjes së mirë dhe i shërbimit ndaj njerëzve, prandaj uroj shumë nga zemra që shqiptarët të vazhdojnë të qeverisen nga Shqiptarë të mirë dhe të denjë.
Me 5 Mars ju ftoj të votoni Forumin Shqiptar me Nik Gjeloshaj