Fotoreportazh nga Meledievet e 1197 ishujve parajsë në tokë në Oqeanin e Indisë

0

Shkruan Luan Asllan Dibrani

Foto Igballe Dibrani

 Maldivet ishin në listën time për disa vite,por as që e imagjinoja se mund të shkoja atje në këtë kohë . Ishte një destinacion luksoz dhe muaj mjalti që, mendoja, do të ishte gjithmonë i paarritshëm edhe me rastin e situates së Covidit -19.Në mendjen time, vende të tilla ekzotike ishin të rezervuara për njerzit  e famshëm dhe turistët shumë të pasur edhe duke  e konsideruar si një ishull  në vete e jo aq sa posedon…Të gjithë kanë dëgjuar për këtë vendpushim mahnitës, një pikë gjigantëve të pushimeve në plazh, dhe ndoshta kanë parë foto nga plazhet dhe hotelet më të mira. Maldivet janë 12 ore  fluturim nga Frankfurti – Gjermani.Ky shtet ishush  është i vendosur në Azinë Jugore në mes të Oqeanit Indian në ekuator.

Pamje e disa ishujve ne Maledive qe eshte shume veshite te gjenden edhe ne hartë!Pushimet behen zakonisht në hotele dhe për të zgjedhur hotelin më të mirë, vlen të kuptohet se ku ndodhen Maldivet? Ku ndodhet kryeqyteti Male dhe aeroporti ndërkombëtar dhe ku duhet të shkoni për të pushuar. Shpresoj se tashmë ju kam bindur për rëndësinë e të kuptuarit të pozitës gjeografike të Maldiveve? Atëherë le të theksojmë  se gjeografia e Maldiveve është aq interesante sa që kur filloni ta eksploroni atë, menjëherë e kuptoni pse “humbja” e përhapur e Maldiveve nuk është e rastësishme. Ato janë aq të vogla saqë janë vërtet të padukshme në hartën gjeografike. Dhe shumë njerëz shpesh nuk e dinë se çfarë janë Maldivet. Disa prej tyre mendojnë seriozisht se ky nuk është një vend i tërë, por një ishull i vogël me plazhe dhe hotele të mrekullueshme.Por jo nuk eshte ashtu!?Do e përshkruaj,sadopak këtë vend të  Malediveve, aq sa munda ta përjetoj dhe lexoj, e aq sa pata kontakte informative nga zyrtar dhe qytetarë të këtij vendi.Hulumtova ,por nuk pash asnjë fotoreportazh apo udhëpërshkrim në gjuhën shqipe nga kjo pjesë  e botës turistike!.Aty këtu ka ndonje reklame,apo ndonje foto nga disa pseudokëngetare apo moderatore shqiptare qe në krah kanë ndonje dashnor apo biznismen me xhepa të majëm!!!

Vazhdojmë  ti kthehemi artikullit në përshkrim dhe informim.

Maledivet janë si destinacion i pushimeve nga  e gjithe bota,me bukuri të rralla ,por edhe me kosto shumë të lartë. Maledivet janë një parajsë në tokë. Një sërë ishujsh koralorë me ngjyrën bojëqielli të detit,temperaturat e larta përjetësisht dhe reshjet e pakta.Maledivet  janë bërë sinonim i kujtdo që kërkon pushime në plazh në çdo kohë të vitit. Është verë e përjetshme këtu. Maldivet janë bërë disi sinonim i të shkuarit në muajt e mjaltit i shtrir në Oqeani Indian.Oqeani indian  fsheh shumë gurë të çmuar, por ai që ka rënë gjithmonë në sy janë Maldivet. Në Maledive  gjinden 1997  ishuj, nga të cilët rreth 200 janë të banuar. Shumica e ishujve në Maldive janë me origjinë vullkanike dhe janë formuar pikërisht nga fundosja e vullkaneve, të krijuara si pasojë e rritjes së aktivitetit vullkanik në këtë pjesë të botës. Ata janë vendi më i ulët në botë, me një lartësi mesatare prej 1.5 metra. Maldivet janë një nga shtetet sovrane më të shpërndara gjeografikisht në botë, si dhe shteti më i vogël aziatik  nga sipërfaqja tokësore. Ka reth 557,751 banorë, vendi i dytë më pak i populluar në Azi. Male është kryeqyteti dhe qyteti më i populluar, i quajtur tradicionalisht “Ishulli i Mbretit” ku dinastitë e lashta mbretërore sundonin vendndodhjen e tij qendrore.

Udhëpërshkrimi  i udhetimit, gjë qe do t’u hyej në punë shumë  lexuesve qe e kanë ndermend  t’ja mësyejnë këtyre bukurive turistike dhe hyrja në Maldive.

Turizmi dhe hyrja në Maldive është e mundur për turistët me një konfirmim rezervimi në një vendpushim për gjithë kohëzgjatjen e qëndrimit  ketu, nga e cila  për neve   ishte suprizë dhe dhuratë  me pushime në Maledive  nga  djali i ynë  Meriton Dibrani .Surprizat janë përjetimi i situatave, dhe ndjenjave të paparashikuara nga njeherë si të pa pritura dhe këto supriza dhe dhurata  të kësaj natyre janë  shumë të mira dhe emocionuese  të gëzuara dhe shumë me vlera. Edhe ne morrëm në këtë Nëntor të 2021, bashk me shoqen tim Igballen  një dhuratë të veqante nga Meritoni,me çka e pritëm me shumë gëzime,një pushim dy javorësh në  Maledive . Udhëpërshkrimi  i referohet  udhetimit tonë,  gjë qe do t’u hyej në punë shumë  lexuesve qe e kanë ndrmend t’ja mësyejnë këtyre bukurive turistike.

Destinacioni i yn i pushimeve është një ishull i vogël Medhufushi Island Resort .

Aeroporti Male (Aeroporti Ndërkombëtar Velana) është aeroporti kryesor ndërkombëtar në Maldive, nga e cila ne udhetuam nga Frankfurti  drejt  në Duha -Hamad  në shtetin  Katar, (Qatar)nga i cili për një kohë të shkurter vazhduam udhetimin për Aeroporti Male (Aeroporti Ndërkombëtar,i Malediveve.Aeroporti  ndodhet në ishullin Hulule, disa kilometra larg kryeqytetit, Male. Terminalet për hidroavionët e vegjel për destinacione   e ishujve  janë në lindje të ishullit. Tragetet qarkullojnë midis Male dhe aeroportit çdo 10 minuta. Taksitë dhe qiratë private funksionojnë 24.h.Procedura e imigrimit në aeroport është mjaft e thjeshtë. Ne turistët muarem  një vizë pas mbërritjes, e cila është e vlefshme për 30 ditë. Për një zgjatje duhet të kontaktohen zyrëtarët  e imigracionit në Male. Rregulloret ndalojnë importimin e materialeve pornografike, drogave, armëve të zjarrit dhe alkoolit.Po ashtu edhe  testi i covidit 19 ishte i doemosdoreshem. Destinacioni i yn i pushimeve është Medhufushi Island Resort ,ku Meritoni e kishte  përzgjedh për ne prindërit.

Pamje Medhufushi Island Resort me rastin e arritjes  nga Aeroporti  ne Male  me hidroavion të vogël .

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.