-ANELJA LAKO-
Teksa të shoh ty, ashtu në ëndërr,
Më vjen të rri pranë e të shtrëngoj,
Por trembem se nuk dua të zgjoj,
Ndaj avitem të të prek ngadalë e të shkoj…
Dua të puth, të tërheq drejt vetes,
Të puth pafundësisht, si një e marrë,
Dhe habitem me këto dëshira të çmendura,
Që si kam provuar kurrë më parë…
Dua të të puth, shumë dhe më shumë,
Oh, përhumbem, saqë nuk e di,
A jam e marrosur pas teje unë,
Apo jemi kthyer të dy sot në femijë…
Dua të prek, por s’dua që të zgjoj,
Se do më çmendë shikimi yt, me ata sy,
Pastaj, atë çast, zemra do më ndalojë,
Do më ngjethej mishi, duke të ndier ty…
E kur të më puthje ti, me aq dëshirë,
Çdo bëja vallë? Oh, zot, se di…