EDI RAMA:NJË KOHË PËR TE KUPTUAR ÇMIMIN E LIRISË

0

Më 2 korrik 1990 mijëra shqiptarë duke mposhtur frikën e një diktature gjysmëshekullore mësynë ambasadat e huaja, – ndër to edhe Ambasadën e Republikës Federale Gjermane në Tiranë, – pa e ditur në ato momente tronditëse se me këtë hap ata shenjuan edhe kthesën e madhe të Shqipërisë.

Ai që u quajt si eksodi i madh i shqiptarëve i dha goditjen e fundit regjimit të Byrosë Politike në Shqipëri, duke u hapur mijëra vetëve portën e lirisë.

Kryeministri Edi Rama e ka përkujtuar këtë përvjetor me anë të një postimi në facebook, ku shprehet:“Mirëmëngjes.30 vjet nga eksodi historik i shqiptarëve, një kohë për të kuptuar çmimin e lirisë dhe dëshirën e zjarrtë të shpirtit shqiptar që u përball me diktaturën dhe luftoi për lirinë”.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.