EDI RAMA  VIZITË  NË ITALI  MERR ME VETE  TRE KRYETAR BASHKIE, BENET BECI I ZËN  VËNDIN E TONIN  MARINAJ

0
138

 

Në kohen kur   Demokratet kishibn ne synin  Kalan “Rozafa” Bashkinë Shkodër   , Edi Rama në çdo delegacion      me  kryebashkiaket jashtë  vëndit    ka marrë  kryetarin e Bashkisë M. Madhe Tonin  Marinaj. Kësaj rahe  këtij të fundit ia ka”zëmnë ”  vëndin  Benet Beci i Shkodres.

Kryeministri shqiptar Edi Rama viziton këtë fundjavë komunat arbëreshe në Rajonin e Kalabrisë në Itali.Vizita e tij nis në Komunën e Lungro, dhe shoqërohet nga Ambasadorja shqiptare në Romë, Anila Bitri, nga konsulli Arjan Vasjari, nga kryetari i Bashkisë së Shkodrës Benet Beci, nga Kryetarja e Bashkisë së Durrësit Emiriana Sako, Kryetari i Bashkisë së Vlorës Ermal Dredha e nga këshilltari i tij Endri Fuga.Kreu i qeverisë është pritur nga Kryetari i Bashkisë së Lungro, Carmine Ferraro, ku do t’i bashkohen aktivitetit kupturor “Mirë se na erdhët” dhe më pas do të vazhdojë me tryezën e punës me temë: “Shqipëria e Europa”.

Pas vizitës në Lungro në ora 18.00 të pasdites së sotmë KM shqiptar do vizitoj komunën Vacarizzo albanese e Muzeun etnografik të kësaj qyteze.Nesër datë 4 qershor vizita e delegacionit shqiptar do të vazhdojë në ora 9.45 në Frascineto, ku do të vizitojnë Muzeun e Traditës Bizantine, dhe në ora 11.30 do të jenë në qytezën San Benedetto Ulliano me vuzitën në Kishën e Zojës së Këshillit të Mirë.Gjatë vizitës në komunat arbëreshe delegacioni shqiptar do të marr pjesë në evente kulturore të organizuara nga administrata lokale e shoqatat e komunitetit arbëreshë.Qyteza e Lungro-s, është një komunë arbëreshe në provincën e Kozencas në Kalabri, që është dhe kryeqendra e komunitetit të arbëreshëve ku dhe ndodhet selia zyrtare e Dioqezës së Arbëreshëve.Eparkia e Lungro-s është ngritur më 13 shkurt të vitit 1919 nga Papa Benedikti i XV, ruan e mbron gjuhën, zakonet e pasurinë fetare e kulturore të minoritetit arbëresh në Itali.Bazuar në ritin greko-bizantin ajo ka luajtur një rol të rëndësishëm në historinë shekullore të arbëreshëve të Italisë në kultivimin e gjuhës e ruajtjen e identitetit të tyre.Të gjitha ceremonitë e festat fetare kryhen në gjuhën shqipe e greke e rrallë herë në gjuhën italiane.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.