Sot në ditën botërore të lirisë së shtypit, të gjithë duhet të bëjmë një pyetje vetës. Sa të lirë , në kontekstin e gjërë të fjalës , jemi në gazetaret dhe punojsit e shtypit të shkruar dhe medias audiovizive?Natyrisht perjashto servilet, të shiturit dhe të shtypurit qoft nga pushteti apo b isnesi “hileqar” , të tjeret e ndjejnë mungesën e lirisë.të sjellim në kujtësë gjithë këto ditë, të luftës me koronavirus, tre instucione kanë qënë në ballë të kësaj lufte, pra në front, policia, mjeksia dhe gazetaret, nese mjekët qauhen heroi e policët trima, po gazetaret…. nuk po thëm persëri punojs “kazanash”, por më të perçmuarit dhe të pa vlersuarit.E pra beteja për të fituar luftën me koronavirus , nje ditë edhe do pderfundojnë, ndersa beteja për të fituar lirinë, për të mos qëne punojs kazani, me rrogat më të vogla së të fshesarve, gazetaret duhet dhe me siguri do vazhdojnë betejen e luftës per lirin e medias.Natyrisht vetëm me nje qdellim dhe betim, mos me u perfshi në tepsinë e çdo lloje pushteti , se perndryshe, nuk do jen më gazetar , por analist të “mençur” neper studio, një palë per rilindjen , tjetra per braktisësit e kuvendit dhe …Gjithësesi , deklerata e presidëntit të Republikës z, Ilir Meta , duket një dritë e vogel jeshile në tunelin e errtë…
MESAZH I PRESIDENTIT NE DITEN BOTERORE TE LIRISË SË MEDIAVE
Dita Botërore e Lirisë së Shtypit e gjen sot lirinë e medias në Shqipëri të përkeqësuar në krahasim me disa vite më parë, sipas organizatave që mbrojnë të drejtat e gazetarëve.Ndarja preferenciale e reklamave publike, financimet jotransparente të bizneseve private, kufizimet dhe presionet e drejtpërdrejta apo të tërthorta, janë bërë shkak që të kemi më pak gazeta se një vit më parë.Pasojat e paralajmëruara të paketës anti-kushtetuese të ligjeve “anti-shpifje”, si dhe krizat e njëpasnjëshme të tërmetit dhe COVID-19, po e thellojnë regresin, duke i detyruar botuesit aktualë të bëjnë përpjekje të sforcuara për të mbajtur ende në treg median në print, që po rrezikohet seriozisht.Gazetarët vetë raportojnë se kushtet e tyre të punës, informaliteti, çensura dhe autoçensuara janë në nivele të papranueshme.Liria e medias është tregues për gjendjen e demokracisë dhe kusht i pazëvendësueshëm për respektimin e të drejtave të njeriut. Veçanërisht mbrojtja e lirisë së shprehjes në kohë pandemie, siç thekson edhe Këshilli i Europës, ka një rëndësi jetike.Duke ndarë të njëjtat shqetësime me organizatat botërore të gazetarëve dhe duke shprehur solidaritetin tim me të gjithë komunitetin e medias në vendin tonë, që duhet ndihmuar seriozisht në këto momente të vështira që po kalojmë, nxis dhe inkurajoj gazetarinë e lirë e të pavarur që pyet, kërkon përgjigje, investigon dhe flet në emër të opinionit publik, që mbron dhe është zëdhënëse vetëm e interesave të tij.Për Shqipërinë, aspirante për anëtare në Bashkimin Europian, regresi në raport me lirinë dhe pavarësinë e medias është i papranueshëm.