Nga : Bashkim Ramekaj
Humbja me Dinamon sjell pasoja te Veleçiku. Kryebashkiaku Tonin Marinaj nuk e ka përtypur atë disfatë me 3 gola dhe ka vendosur që të shkarkojë trajnerin Besnik Duli dhe ndihmësin e tij Ardian Doka. Vendimi i është komunikuar pikërisht dje prej sekretarit të klubit, Elsamed Muka. Koplikasit nuk kanë vonuar dhe kanë zgjedhur pasardhësin e teknikut që e ka drejtuar deri më tani ekipin. Ata kanë emëruar në krye të stolit Ardi Rrustemajn, i cili ishte pjesë e moshave te Veleçiku. Në krah të tij do të jetë Selman Legata, që është edhe përgatitës portierësh. Stafi i ri është prezantuar dje para ekipit, ndërsa direkt kanë nisur punën për javën e 24-t të “play out”-it në Grupin A. Ndryshimet në pankinë vijnë në momentin e duhur, pasi kujtojmë që këtë javë e kanë pushim.Kjo javë do të shërbejë edhe për rikuperimin e lojtarëve të dëmtuar, pasi thuajse gjysma e ekipit ka përfunduar në infermieri. “Nuk dua të fajësoj askënd, edhe pse jemi të bindur se nga na erdhi kjo humbje. Tani do të merremi me rikuperimin e futbollistëve të dëmtuar, duke filluar nga Ujka, Toma, Trumci Rajçeviç, Dycaj e Zaraj. Ata po kryejnë terapi në Shkodër dhe urojmë të jenë gati për Tërbunin”, u shpreh sekretari Muka.Nderkohe ish trajnieri I Veleçikut Besnik Duli, wnde nuk wshte shprehur pwr mediat rreth kwtij vwndimi twp residences se ekipit tw Veleçikut. Kwsisoj nese heshtw , do tw thotw qw p;wrgjegjesinw e kwsaj humbje e merr me vete.