NAZIF CUNGU JEP LAJMIN E MIRE ;KRAJA DO DALIN NGA “IZOLIMI”

0

Vend-kalimi kufitar Skje-Zogaj që lidh krahinën e Krajës me Shkodrën është afër realizimit. Sapo është shpallur kompania fituese qē do të zhvillojë punimet për ndërtimin e rrugës dhe pikë-kalimit kufitar. Ky rrugëkalim ndërshtetëror nxjerr krahinën e Krajës nga izolimi duke hapur mundësi të shumta për të zhvilluar turizmin, bujqësinë dhe blegtorinë e kësaj zone. Si pasojë jam i sigurtë që do hapen vende të reja pune duke ndalur kështu braktisjen e fshatrave të Krajës.

Punimet pritet të zgjatin 120 ditë duke kurorëzuar përmbushjen e një tjetri premtim elektoral që kemi bërë në kuadër të koalicionit “Shqiptarët të Vendosur” është duke u bërë realitet. Së shpejti pritet edhe finalizimi j rrugës së Cemit të Trieshit dhe funksionalizimi i pikës kufitare të Grabomit në Malësi. Nëpërmjet bashkimit në këtë koalicion ia kemi dalë të realizojmë shumë kërkesa të shqiptarëve në Mal të Zi duke nisur me formimin e komunës së Tuzit e vijuar me ligjin për simbolet kombëtare e kështu me radhë. Prandaj është e nevojshme që edhe në zgjedhjet e ardhshme të bëjmë një bashkim sa më të madh në mënyrë që të mund të bëjmë edhe më shumë për avancimin e interesave të shqiptarëve në Mal të Zi.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.