Dila Vaçaj : Sa herë t’më pyesni , aq herë do ju them se profesioni im është Mësuese

0

Gëzim Vuçaj – Interviste me Mësuesen me përvojë mbi dyzetë vjeçare në arsim znj . Dila Vaçaj 

1 – Ju tashmë jeni një mëuese në Pension , po të riktheheshit pas në vitet e rinisë , përsëri mësuese apo …?

1 – Po të rikthehem në vitet e rinisë me shumë dëshirë do t’ju ktheja mësuesise .

2 – E mbani mend ditën e parë kur keni filluar mësuese dhe cila ka qënë nota e parë që i keni vendosur një nxënësi ?

2 – Punen si mësuese e kam filluar me dt. 21 .11. 1971 , në ciklin e ulet Ostric të shkolles 8-Vjecare “Kuvendi i Greçes” Selce . Noten e kam vu mbas 4 ditësh nxënësit Kole Tataj , ishte nxënes i shkelqyeshem dhe e vlerësova me 10 biles i bëra dhe vleresim moral duke i thënë , që po të ishte sistemi i notave ndryshe , do të vlerësoja me noten 11.

3 – Nga ju si mësuese sot kanë dalur mjaftë intelektual të fushave të ndryshme , mund t’na kujtoni ndonjë prej tyre?

3 – Kjo është pyetja që më vlerëson punen time , mbasi krenohem me të tillë nxënës si :
Festor Volaj , – mësuese profili Histori-gjeografi dhe së fundmi në pozicionon drejtor i Z.A Malesi e Madhe
Belinda Bujaj Infermieri
Ermelinda Volaj – Inxhinieri
Granita Kapaj – Infermieri.
Ermelinda Nacaj – Mësuesi

4 – Ju edhe pse jeni në pension përsëri ju shikojmë të mos e harroni deren e shkollës ku keni punuar për shume vite , aty keni ende kolegët tuaj , dicka rreth stafit pedagoigjik të shkolles së Tamares sot?

4 – Po si te rri pa shkua ne shtepine time te madhe , që më presin nxënësit e mi të dashur, kolegët që për asnjë çast nuk i harroj dhe po ashtu nuk më harrojne , aty më presin festat , ndihmesa ime në organizimin e tyre nuk u ka mungua dhe nuk do tu mungoje sa fryme të kemë.Pikerisht sot me dt. 6 në prag te festave 7- 8 Marsit festova bashke me nxënesit dhe mesuesit e shkolles Tamara .

5 – .Krahas mësimit Dila Vacaj gjithënje mbahet mendë si një nga gratë e emancipuara të Kelmendit aktiviste dhe organizatore e shoqërive kulturore në Kelmend…?

5 – Nuk u mjaftova me punën profesionale që aq shume e deshta me fëmijet , por dëshira ime ishte që përkrah mësimdhenies të organizoja veprimtari kulturore me nxënesit gjë për të cilen e kam ba që në rininë time në të gjitha shkollat e Kelmendit ku unë punova , por edhe me rininë e mrekullueshme të kësaj zone , pikërisht për këte me inciativen time në vitin 2006 themelova Shoqaten Kulturore “Jehona e Kelmendit” ku është një shoqate aktive e pregatitur qysh në bankat e shkollës dhe e ushqyer me dashurinë për folklorin , ku ka marrë pjesë në shumë festivale kombëtare dhe mbarë kombëtare , nga Tirana , Gjirokastra Kosova , Mali i Zi dhe vazhdon sukses’shëm të japë kontribut në organizimin dhe koncertin e “Logut te Bjeshkeve” të Kelmendit.

6 – Si mësuese , si grua dhe si Nënë, mendoni se koha dhe shoqëria ju ka “borxhe” dhe cili eshte mesazhi i juaj për koleget dhe gratë shqiptare? Flm respekte.

6 – E.more z.Gazetar , largimi im nga shkolla është një mallë që nuk shuhet , më mungojnë shumë fëmijet , kolegët shtëpi ime e madhe , sepse nuk janë pak 40 vite për ti lënë në harresë , prandajë , kurr dhe kurr sa të kemë frymë nuk shkëputem nga ata . Rrugëtimet e mia si mësuese kanë qënë të gjata sa vetë vitet , të vështira , shumë të bukura por edhe mbresëlenese . Rrugtimin e Qafes Predelecit në Vitin 1981 dhe transferimin në Nikç në vitin 1982 për mua ishin vështirsitë ma të mëdhaja të punes time mbasi kisha dy femijë të vegjel , djali 5 vjeç e vajzen 1 vit e 6 muajsh .
Më ka rastisë të kthehem në shtëpi e mërzitur kur ka pasë ndonjë pakënaqesi tek ndonjë nxënës që kishte vrejtje nga ana ime , mbase nuk mësonte sistematilkisht . Puna vazhdoi sukseseshëm dhe vleresime të vazhdueshme nga komuniteti , mirënjohje nga këshilli i komunës Kelmend me kryetar Gjeto Dukaj ,vlerësim nga drejtorite e shkollave dhe ZA në adresen time . Vlerësimi më i madh ka qënë nga minstrja e arsimit Lindita Nikolli ku me rastin e festës së mesuesit më dha çertifikate mirënjohje në Vitin 2015 .

Unë e mbylla detyrën time duke lënë pas një kujtesë të mirë ne memorien e nxënësve, kolegëve , Kelmendësve në punen time si mësuese por edhe art dashësve në trashigiminë kulturore nder breza .

Por duhet koha vete , shoqeria dhe ç’do kush ta vlerësoje punen e mësuesit , e sidomos të elementit femër gjë për të cilen është nënë e përkushtueme e fëmijeve dhe e familjes . Duke ju urua 7 – 8 Marsin përfitoj nga rasti që t’ju uroj të gjithë kolegëve festen e mësuesit dhe grave të Malesise së Madhe në vacanti e krejt grave shqiptare . Gëzuar 8-Marsin , shëndet dhe mbarësi ne punen e tyre profesonale dhe familjare .

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.