-
FJALA POETIKE PER DASHURINE NE DY KOHE “Për ty, unë mund të jem vetëm një person, por për mua, ti je bota.”

Kur dashuroheshim në kohën tonë,
Kur tretesha dhe digjesha për ty,
Nga njëri-tjetri letrat vinin vonë,
Kalonte dhe një muaj apo dy.
Po ndofta dashuria mbahej gjallë,
Se zjarrin mbanin letrat në udhëtim
Me biçikletë a mushkë apo me kalë
Në vapë e shi, dëborë dhe thëllim.
Kur dashuroheshim në kohën tonë
Me zor na vinin letrat fshat-qytet 

Nuk kishim nëpër dhomë telefonë
Dhe në ëndërr s’kishte faks dhe internet.
Megjithatë më mirë që nuk kishte
As telefon, as internet, as faks,
Se fjalë e nisur shpejt dhe mund ta vriste
Një dashuri të vjetër për një çast.
Dritëro Agolli